U përplas fizikisht me policinë, Balla ngre dyshime për shëndetin mendor të Metës
Presidenti Ilir Meta ditën e përplasjes te FRD
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një intervistë ditën e djeshme është shprehur se pas incidentit të dhunshëm në të cilin është përfshirë presidenti, ka ngritur dyshime lidhur me shëndetin mendor të Ilir Metës.
“Ilir Meta e ka humbur qetësinë prej kohësh. Që nga ngjizja e koalicionit mes Berishës dhe Metës në korrik të vitit 2016, pra teksa bëhej gjithmonë e më e sigurt që Kuvendi do të arrinte të kishte një shumicë për votimin e reformës në drejtësi, dhe kjo falë SHBA, Ambsadës së tyre në Tiranë.
Unë mbaj mend që ka qenë një stërbetim i Ilir Metës në një nga sallat e konferencës së kryetarëve që “nuk dua t’ia di fare as për Donald Lu, as për SHBA”, dhe pastaj të gjithë si pulat atje erdhën dhe votuan me 140 vota reformën në drejtësi.
Janë tre faza të shndërrimit të Ilir Metës. E para humbi dashurinë me PS kur votuam reformën në drejtësi. Aty u prish koalicioni. Humbi qetësinë pasi u zgjodh president i Republikës, kur pa që edhe Lulzim Basha po punonte për të çuar për skrap SHPK-në e tij. Dhe e treta, e them si ish-mik i tij, më vjen keq por më duket se ka humbur edhe mendjen. Është e papranueshme që presidenti i Republikës të hakërrehet para mediave se do të varë prej veshësh sekretarin amerikan të Shtetit apo të përfaqësuesve të tjerë të aleatëve strategjike të Shqipërisë.
Janë hakërrimet e Ilir Metës, që ngrënë dyshime për shëndetin e tij mendor. Këto janë dyshime. Janë doktorët ata që e përcaktojnë. Është një dyshim i qenësishëm”. tha ai për një emision në RTSH.
Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta është përplasur me Policinë Bashkia, duke hyrë më forcë në zyrat e FRD-së. Kjo ka ardhur pasi sipas tij kërkesa e Bashkisë që FRD të lironte zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09
KURRE!
PërgjigjuKy njeri me kete fytyre perbindeshi nuk mund te jete kurre presidenti im. Po i joti qe po lexon kete shkrim a eshte??
Përgjigju