TIRANË-Gazetarët kanë fituar betejën. Pas vendimit të Kuvendit për t’i lënë jashtë Komisioneve dhe seancës plenare, ka qenë po ky institucion i cili ka marrë një tjetër vendim. Reporterët e terrenit do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.
Ky ka qenë dokumenti që ka firmosur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është tërhequr edhe nga vendimi që punonjësit e Gardës së republikës të shoqërojnë gazetarët në ambientet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar.
Kujtojmë se gazetarët e konsideruar si tentativë për të censuruar punën e tyre vendimin e mëparshëm të Kuvendit. Ata dolën në një protestë dhe u shprehen se ky është një vendim jashtë çdo logjike. Gazetarët bënë thirrje që iniciatorët të tërhiqen nga ky vendim pasi sipas tyre pengon punën e gazetarëve, të cilët kanë si mision të transmetojnë gjithçka që sheh vetë dhe jo atë që servir një institucion i caktuar shtetëror.
(Kliko këtu për ndryshimet ne Rregulloren per akredititmin, orientimin e masmedieve ne Kuvend)
Po kronikat e partive pse i pranoni te gatshme nga partite. Po per kete pse nuk protestoni ju gazetare.
Përgjigju