TIRANË- Hipokrizi! Kështu e ka përkufizuar regjisori Edmond Budina, ftesën e kryebashkiakut, Erion Veliaj për bashkëpunim për Teatrin e Ri, të cilën e refuzon kategorikisht duke thënë se "as nuk e sheh dot në sy".

Në një intervistë për Report Tv te '5 pyetjet nga Babaramo, pak minuta pas përfundimit të protestës thirrur nga Aleanca, Budina është shprehur se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, me një kauzë të re që shkon përtej Teatrit: largimin e kësaj qeveri me argumentin se shembi kulturën.

Si një nga organizatorët e kësaj proteste, Budina u shpreh se është jashtëzakonisht i kënaqur nga reagimi i Tiranës, duke pretenduar se do të kishte një pjesëmarrje të madhe nga e gjithë Shqipëria, por u ndaluan me qëllim me pretekstin e koronavirusit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Budina: Protesta do vijojmë deri sa të rrëzojmë qeverinë!

Tre janë kërkesat e protestave, tashmë të udhëhequra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Përveç ndërtimit të Teatrit të ri, siç ka qenë dhe të një teatri të Ri, Aleanca ka shtuar edhe rrëzimin e qeverisë.

"Kjo faqe nuk është e mbyllur, do të vazhdojmë protestën qytetare deri në rrëzimin e kësaj qeveria që ka shkatërruar kulturën. Kushdo që do vij në pushte të marrë përsipër rindërtimin e këtij teatri dhe të një teatri tjetër, duhet të mbizotëroj kultura në këtë vend. Ne kërkojmë rrëzimin e kësaj qeveria", tha Budina.

Ora 21:11
Ftesa e Veliaj për bashkëpunim/ Budina në Report Tv: Hipokrizi, unë as nuk e shoh dot në sy kriminelin!

Regjisori Edmond Budina i ftuar te '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka refuzuar ftesën e krtebashkiakut Erion Veliaj për të bashkëpunuar për Teatrin e Ri. Ai e quan shumë hipokrite si ftesë, që sipas tij vjen nga një gënjeshtar.

"Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, e demaskoi vetë veten, thotë një gjë, bën një tjetër. Unë e quaj një krim, dhe Veliaj është kriminel, varrosi të gjitha kostumet duke i shembur, rekuizita është e varrosur, janë filmimet ku janë muret e çara dhe rrobat janë të varura. Ky gënjeshtar që qante për kostumet, ai i varrosi. Nuk kemi nxjerr një majë gjilpëre, as portretin tim. S'kanë pikën e mëshirës, me hipokrizi pranon na shtrinë dorën. Unë nuk e shoh dot në sy, t'i vij turp. Është i zgjedhur dhe jo me votat e gjithë Tiranës", tha ai.

Ora 21:08
Budina: Jashtëzakonisht i kënaqur nga reagimi i qytetarëve të Tiranës, se Shqipërinë nuk e lanë të vinte në protestë

Regjisori Edond Budina është shprehur se është i kënaqur nga protesta e sotme, e ndërsa shprehet se do të kishte më shumë qytetarë, por u ndaluan që të vinin në Tiranë.

"Jam jashtëzakonisht i kënaqur, kishte një reagim popullor. Isha i bindur se e pashë këtë reagim të Tiranës, se të Shqipërisë nuk e lanë të vinte. E pashë që të tërmeti, ku nuk shkuan te Bashkia për ndihma, por te Teatri", tha Budina.