Pas rekomandimit për negociatat, Donald Tusk do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme

Pas rekomandimit për negociatat, Donald Tusk do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme

Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk do të vizitojë Shqipërinë si pjesë e një turi ballkanik.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk vizitën e tij do të nisë në Shqipëri më 24 prill, nga ku do të vazhdojë në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni. Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Tusk tha se do t'i përçojë mesazhin rajonit se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm dhe investitori më i madh.

"Samiti (për Ballkanin Perëndimor në Sofje) duhet të konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe, çfarë është më e rëndësishme, duhet t'i përmirësojë lidhjet me rajonin dhe brenda tij", tha Tusk.
Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh.

Vizita e Tusk vjen pas vizitës së Mogherinit dhe dritës jeshile që Shqipëria prêt nga Këshilli i Evropës./REL

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU