Pas përfundimit të samitit të NATO-s, i cili këtë vit u zhvillua në SHBA, kryeministri i Hungarisë u takua në Florida me republikanin Donald Trump, që kandidon për një mandat të dytë presidencial.
Bashkangjitur fotos së tij me Trump, të postuar në rrjetet sociale, Orban shprehet se thelbi i diskutimit ishte rruga drejt paqes në Ukrainë. Kryeministri hungarez shton se ish presidenti Trump është zotuar se do ta zgjidhë këtë çështje.
Për më tepër ky i fundit, falenderoi Orban përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social, duke theksuar se paqja duhet të arrihet sa më shpejt pasi shumë njerëz kanë vdekur në luftën në Ukrainë.
Gjatë samitit të NATO-s, kryeministri hungarez u përpoq t’i shmangej vëmendjes duke folur shumë pak edhe për mediat, ndërsa presidenti i Finlandës, Alexander Stubb tha se Orban nuk ka mandat nga aleanca, as nga BE-ja, të zhvillojë negociata me asnjë palë të luftës. Kryeministri hungarez është kritikuar ashpër nga BE për vizitën e tij në Ukrainë dhe Moskë menjëherë sapo vendi i tij mori presidencën e bllokut, aq sa në Parlamentin Europian u propozua që Hungarisë t’i pezullohej e drejta e votës.
Orban, sikurse Trump, ka shprehur skepticizëm për mbështetjen e NATO-s në ndaj Ukrainës dhe ka refuzuar t’i dërgojë armë Kievit, duke thënë se një gjë e tillë do të përshkallëzonte konfliktin.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
5.1%
-
Jo
89.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 3003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump: Nëse humbas zgjedhjet do largohem në Venezuelë
14 Gusht, 15:51
-
Shtetasja amerikane denoncon rrëmbimin e vajzës nga babai i saj! Dyshohet se ka hyrë në Shqipëri! E ëma njofton Interpol dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë
14 Gusht, 14:52
-
Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA
14 Gusht, 09:09
-
Devolliu që mashtroi me të dhënat e diplomates në Ambasadën e SHBA-së! Gjykata lë në arrest me burg mashtruesin që futi në kurth gjithë arsimin
13 Gusht, 21:58
-
SHBA/ Aksident i frikshëm, foshnjat ‘fluturojnë’ nga dritarja e makinës, shpëtojnë mrekullisht (VIDEO)
13 Gusht, 21:50
-
Alban Daci: A është e vërtetë ‘teoria e superioritetit’ të Perëndimit/Europës ndaj Rusisë për Luftën e Ukrainës?
13 Gusht, 19:26
-
Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit
13 Gusht, 19:06
-
Hovenier: Hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë! SHBA është sfiduar nga Kurti
13 Gusht, 17:25
-
Lufta në Ukrainë/ Kievi: Nuk jemi të interesuar për aneksime, tani kontrollojmë 74 vendbanime! Moska në OKB: Ata do të pendohen
13 Gusht, 16:02
-
Ndodh për herë të parë! Harris lë pas Trumpin në tregun e basteve
13 Gusht, 15:49
-
FBI hetim pas akuzave të Trump për sulm kibernetik iranian! Ekipi i kandidatit për president: Janë vjedhur dokumente të ndjeshme fushate
13 Gusht, 14:19
-
Bosi i Sinaloas Mayo Zambada letër të hapur: Më futën në kurth dhe më morën peng
13 Gusht, 11:02