Pas sekuestrimit të furgonave të bardhë, PD në Elbasan i ndërron ngjyrën, i merr gri (VIDEO)

ELBASAN- Pas sekuestrimit të tre furgonave të bardhë, PD në Elbasan tashmë ka marrë frgona të rinj, duke i ndryshuar ngjyrën nga të bardhë në gri. Me këta furgonë me logon e PD-së, struktura e armatosura e kësaj partie, grup paraushtarak, vijon të patrullojë qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë.

Furgonët e PD-së u sekuestruan pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.

Të plagosur mbetën edhe 4 persona të tjerë, mes tyre një punonjëse policie e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të shuar krimin. 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD të krijuar në Elbasan nga Gazment Bardhi, me në krye drejtuesin e tyre, Arjan Hoxha, janë arrestuar për akuzat e pengmarrjes me dhunë dhe vrasjes. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet e opozitës se grupi i tyre tentoi të parandalonte një rast të shitblerjes së votës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se nuk ka asnjë provë për shitblerje votash.

Si ndodhi ngjarja e vrasjes në Elbasan: Ndërsa gjatë ditës tre furgona të PD lëviznin vazhdimisht në të gjithë qytetin e Elbasanit, në orën 14:00 të 21 prillit, policia është njoftuar nga Arjan Hoxha se në  rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona. Kjo ka bërë që policia të çojë në vendin e ngjarjes një patrullë të  “Shqiponjave”, dhe dy zv. drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë. Sapo policia ka mbërritur, Arjan Hoxha është shkëputur nga anëtarët e tjerë të grupit të armatosur të Gazment Bardhit të vetëshpallurit si mbrojtës të votës, dhe i është afruar efektivëve, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Ata i kishin bllokuar rrugën automjetit fuoristradë ML pa targa, me shofer Met Gresën, të cilit i kishin marrë çelësin, asi sipas tyre në këtë mjet kishte prova të shitblerjes së votës. Gjatë konfliktit, në prani të policisë, situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xhensila Sota.

Kjo ka bërë që policia të arrestojë Arjan Hoxhën së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur të PD-së me akuzën e pengmarrjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë me dhunë dhe atë të vrasjes. Arbër Paplekaj, pas vrasjes u largua dhe më pas u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke pranuar krimin.

Për pretendimin e ngritur të grupit të armatosur të PD se disa persona po kryenin në mjetin ML pa targa shitblerje të votës, policia tha se pas ekzaminimit nuk ka asnjë provë që ky pretendim të ishte i vërtetë.

J.SH./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    25 prilli, a mendoni se pas ankimimeve të PD -LSI do kemi ndryshim rezultati në qarqe apo në rang kombëtar?

Komento

Komente

  • Elbasani: 23/04/2021 08:28

    Ku esht policia pse nuk i ka kontrollua fugonat ,pse nuk i ndalon ka frike?Kan nje muaj qe patrullojn neper qytet,pse nuk i ndalon edhe keta fugona , apo doni qe te pergjaket Elbasani prap,Sali dhe Meta krimineli duan me te pergjakin gjith shqiperine kan dal haptas,Keta nuk po mundeni ti izoloni,po as fugonat?Turp ,ku jemi.

    Përgjigju
  • Berat: 22/04/2021 22:04

    Strategjia e ujkut plak qe do shtet me dhun

    Përgjigju
  • meri: 22/04/2021 20:42

    SHTETI KU ESHTE,PSE LEJOHET SHTETI PARALEL ???

    Përgjigju
  • Beni: 22/04/2021 20:35

    Njerez injorante dhe pa shkolle qe i perdor politika.E njejta situate si ne 97 qe dergonin mish per top neper rrethe per te marre pushtetin me dhune dhe terror

    Përgjigju
    • Loni: 22/04/2021 21:27

      Po keshtu ka qen eshte edhe do jete! Deri sa te behet koshient cdo mize e ketij kombi keshtu do vazhdoj situata. Pastaj me kisha e xhamia e shkollat jasht funksionit I intereson kausi sepse marrin votat me 50! Eshte rrit mireqeniaishte 20 u be 50! Kafsheri barbari injoranc!



×

Lajmi i fundit

John

Përplasje në Sarandë/ Iu kërkua të ulë muzikën në lokal, kryekamarieri refuzon dhe shtyn efektivin, policët e ‘mbërthejnë’