Rama i jep 'Yllin e Mirënjohjes'| Tusk: Shqipëria meriton negociatat, tre 'fiksimet' që BE-ja s'i shmang kurrë

TIRANE-"Bashkimi Europian duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Tetor". Kështu u shpreh nga selia e qeverisë së Shqipërisë, Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk. Pas takimit që zgjati rreth 50 minuta me kryeministrin, teksa i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, Tusk doli në një deklaratë për mediat me Edi Ramën.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se i kishte akorduar 'Yllin e Mirënjohjes' në shenjë falenderimi për mbështetjen që i kishte dhënë Shqipërisë për procesin e integrimit. Ndërsa, Tusk në fjalën e tij, vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe kërkoi ruajtjen e tre 'fiksimeve' sikur i cilësoi ai, të cilat sipas tij, BE-ja nuk i shmang kurrë, ruajtjen e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimin.

Por teksa në Maqedoninë e Veriut në 11:00 u takua me Presidentin dhe në 11:45 me kryeministrin Zoran Zaev pati edhe një konferencë, në Shqipëri nuk takoi asnjë përfaqësues tjetër politik përveç kryeministrit Rama, përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta. Tusk është zyrtari i dytë ndërkombëtar,  pas Zyrtarit të DASH, David Kostelancik, që gjatë vizitës në Shqipëri nuk takon presidentin e Republikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
Dalin pamjet/ Momenti kur Rama i dha medaljen Presidentit Donald Tusk

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka akorduar medaljen 'Ylli i madh i Mirënjohjes' Presidentit te Këshillit të Europës Donald Tusk. Zyra e shtypit të Kryeministrisë ka publikuar pamjet e takimit që zgjati rreth 50 minuta, ku Rama i akordoi medaljen.

Ora 16:07
Tusk: Shqipëria meriton negociatat, ja tre fiksimet e BE-së që duhet të plotësohen (VIDEO)

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk deklaroi sot nga Tirana se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të integrimit në Tetor. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, por kërkoi që të vijojë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi.

"Më  lejoni t’iu falenderoj Kryeministër, i dashur mik, i dashur Edi, për mirëseardhjen e ngrohtë. Gjithmonë kthehem në Shqipëri me kënaqësi. Me lejoni t’iu falënderoj gjithashtu, edhe për nderin e madh që më bëtë, duke më dhënë Medaljen e Mirënjohjes Publike. Sot, ju më thatë që unë e meritoj këtë medalje, jo vetëm personalisht, por edhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, për mbështetjen e dhënë dhe jam shumë krenar ta marrë këtë yll të madh, këtë mirënjohje, por medalja më e madhe për mua do të ishte në fakt çelja e negociatave për Shqipërinë.

Kur kam qenë në Tiranë, prillin e shkuar, unë fola për ëndrrën që kam për vendin juaj dhe për të gjitha rajonin, për të ndjekur të njëjtin rrugëtim si vendi im, Polonia, drejt Bashkimit Europian. Sot, një  vit më pas mund të them që në sajë të përpjekjeve tuaja, ne i jemi afruar këtij objektivi. Jemi më afër tij dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë e as në të gjitha kryeqytetet e Bashkimit Europian.

Në qershor, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian u angazhuan për të dhënë një vendim të qartë dhe substantiv për çeljen ose jo të negociatave me ju dhe me fqinjën tuaj Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti. Po i afrohemi gjithmonë dhe më shumë këtij momenti. Unë kam qenë gjithmonë i mendimit që BE duhet të çelë negociatat, pra, këto bisedime për anëtarësim si me Shqipërinë, ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimin pozitiv të Komisionit. Nuk  e kam ndryshuar mendjen, vazhdoj të jem i të njëjtit mendim. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta, ashtu siç janë trajtuar dhe të gjitha vendet e tjera dhe do trajtohen vendet tjera të rajonit, të cilët ndajnë me ju objektivin e të qenit vend anëtar në BE.

Në takimin e sotëm, ne diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar, pra, për sundimin e ligjit. Ky fiksim apo obsesion i Bashkimin Europian me sundimin e ligjit  dhe  madje do të shtoja dhe dy elementë të tjerë, si marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN tonë dhe ka për të qenë dhe ka për të vazhduar të jetë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar. Përndryshe, projekti europian nuk do të qëndronte dot në themele të forta. Por po aq e rëndësishme është edhe fakti që anëtarësimi i Shqipërisë dhe i rajonit në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Europës, pasi nuk do të mund të ketë Europë të sigurt dhe stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, pasi këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të së ardhmes tonë të përbashkët. Kjo do të thotë që askush nuk po i bën askujt ndonjë nder" tha Tusk.

Ora 16:02
Rama i jep 'Yllin e Mirënjohjes' Tuskut: Avokat i Shqipërisë për negociatat (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vlerësoi Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk me medaljen e 'Yllit të Mirënjohjes' për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Rama tha se Tusk ka qenë avokat i procesit të zgjedhimit të BE-së me vendet e rajonit.

 'Së pari më duhet të them se përtej të zakonshmes, që në këto raste imponon fjalë kortezie protokollare, jam shumë mirënjohës për vizitën e sotme të Presidentit Tusk, i cili rikthehet në Shqipëri dhe është sot, këtu në Shqipëri dhe në rajon, në funksion të asaj që ka qenë qysh ditën e parë, një prej pikave të palëvizshme të referimit të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që sot pata mundësinë ta falënderoj Presidentin, këtu në Tiranë, për gjithçka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të edhe një moment të veçantë për mua dhe për ne, shpresoj edhe për të, duke i akorduar Yllin e madh të mirënjohjes dhe në atë rast, duke ndarë edhe disa momente të rëndësishme, jo vetëm simbolikisht, në historinë e përbashkët mes vendit të tij dhe vendit tonë.

Më vjen po ashtu shumë mirë ta nënvizoj dhe qartësinë me të cilën Presidenti Tusk është shprehur gjithnjë për këtë proces dhe padiskutim të çmoj para gjithë opinionit tonë publik përpjekjet e tij konstante, si një avokat i procesit të zgjerimit dhe i procesit të afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, specifikisht të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Nuk po zgjatem më shumë. Besoj se sot, më e rëndësishme për qytetarët tanë është të dëgjojnë çfarë ka për të thënë Presidenti Tusk, i cili është këtu posaçërisht për të folur për ta dhe për të dhënë një mesazh publik.

Shumë faleminderit edhe njëherë, Zoti President" tha Rama.

Ora 15:03
Presidenti i KiE mbërrin në Kryeministri/ Rama pritje të ngrohtë, i pranishëm edhe Soreca (VIDEO)

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë. Së bashku me Tusk në kryeministri ka shkuar edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. Kryeministri Rama i ka bërë një pritje të ngrohtë Donald Tusk, ku në një moment i ka hedhur edhe dorën rreth qafës, dhe më pas duke biseduar janë drejtuar drejt ambienteve të brendshme të Kryeministrisë. 

Tusk pritet që të bisedojë me kryeministrin Rama rreth negociatave me BE që pritet të hapen në tetor. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 17/09/2019 19:44

    Cudira shqiptare kryeministri paska marre atributet e presidentit duke dhene dekorata.

    Përgjigju
    • Populli: 17/09/2019 21:52

      Po kështu është o popull injorant po të kesh një President që e ka parë gjithë dynjaja me bllokun në dorë dhe 7% grabitje. Do dali një njeri tj se nuk bëhet nami pse nuk kemi një president që tja vlej...

  • zzz: 17/09/2019 17:38

    Rrofte naltmadhnia e tij shtz Ed Ram i II-te

    Përgjigju
  • Luli: 17/09/2019 17:17

    Pordh me rigon........!

    Përgjigju
  • Mirditor: 17/09/2019 16:38

    Do na pranojn në europe vetem kur europa te kete interesa konkrete. Shqiptaret nuk do të përfitojn asgja si hym si nuk hym në europe. Europa don skllever Shqiptaret nuk dun me punu dhe per kët europa i ban presion geveris shqiptare Mbajeni mend kur shqiperia të hyje ne europe shqiptaret do të ndrrojn mendje për me dal

    Përgjigju
    • Durresi: 17/09/2019 17:17

      Yep... big up

  • LORA: 17/09/2019 16:24

    Lajm frymezues.

    Përgjigju
  • O tej: 17/09/2019 16:20

    Shko vraj vetem koklopa i Skraparit

    Përgjigju
  • Beni: 17/09/2019 14:39

    Asnje nuk do ta takoje shkerdhaten,,,....

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/09/2019 12:32

    Zoti Rama është edhe kryeminister edhe president edhe mbret , se në vendin ton tjetër nuk ka mbet ...! Zoti Rama është njeriu i duhur i Shqipërisë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja