Pas SHBA, edhe Kanadaja bojkot diplomatik Lojërave Olimpike të Pekinit, kryeministri: Nuk do dërgojmë zyrtarë qeveritarë

Pas SHBA, edhe Kanadaja bojkot diplomatik Lojërave Olimpike të Pekinit, kryeministri: Nuk do dërgojmë zyrtarë qeveritarë

Kanadaja iu bashkua Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera perëndimore në shpalljen e bojkotit diplomatik ndaj Lojërave Olimpike që mbahen në Pekin.

Kryeministri Justin Trudeau njoftoi të mërkurën se Kanadaja nuk do të dërgojë zyrtarë qeveritarë në lojërat dimërore të Pekinit, të cilat nisin pas më pak se dy muajsh.

Më herët edhe Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi të njëjtin vendim.

“Do të ketë efektivisht një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, nuk pritet të marrin pjesë asnjë ministër apo zyrtar,” tha kryeministri në parlament. Ai shtoi se atletët do të vazhdojnë të marrin pjesë pasi ai nuk besonte se "bojkotet sportive janë të arsyeshme".

Deri tani SHBA-ja, Kanadaja, Britania, Zelanda e Re, Lituania dhe Australia kanë marrë vendim për të mos dërguar diplomatë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë në lojërat e Pekinit.

Kryeministri australian Scott Morrison njoftoi një bojkot të ngjashëm të mërkurën në Canberra, duke përmendur një sërë çështjesh që përfshijnë akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut nga Kina dhe refuzimin e Pekinit për të zhvilluar bisedime dypalëshe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare dhe diplomatike.

Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin e nënvlerësoi njoftimin e kryeministrit Morrison, duke u thënë gazetarëve "askujt nuk i intereson" nëse zyrtarët australianë marrin pjesë apo jo në Lojërat Olimpike.

Administrata e Presidentit Joe Biden njoftoi të hënën se do të ndërmerrte një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, të cilat do të zhvillohen nga 4 deri më 20 shkurt.

Presidenti Biden tha muajin e kaluar se po shqyrtonte mundësinë e një bojkoti diplomatik për shkak të kritikave për shkelje të të drejtave të njeriut nga Kina, që përfshijnë arrestimin e ujgurëve myslimanë në provincën Xinjiang dhe goditjen e forcave pro-demokratike në Hong Kong.

Pekini është zotuar të kundërpërgjigjet ndaj bojkotit të Uashingtonit./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike