LEZHË- Ka rënë në prangat e policisë, Besnik Selmani, 56 vjeçari i cili është autori i plagosjes së ndodhur në 7 mars të këtij viti në Kurbin.
Sipas njoftimit të policisë, Besnik Selmani u gjet teksa qëndronte i fshehur në një banesë të braktisur në Fushë-Milot.
Selmani qëlloi me armë gjahu ndaj 49 vjeçarit, Besnik Pulaj me të cilin kishte shoqëri dhe kishin dalë për gjah së bashku. Por konflikti mes tyre për pronat dhe bagëtitë degradoi deri në përdorimin e armës dhe për pasojë Pulaj mbeti i plagosur ndërsa autori u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia sekuestroi armën e gjahut të përdorur 4 ditë më parë. Ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.