TIRANË- Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare. Report Tv mëson se në kreu të Postës Shqiptare është vendosur Ardit Demiri, i cili zëvendëson në këtë post Nisa Kaltanjin. Kjo e fundit ishte komanduar pas shkarkimit të Bushati, por jo me vendim të Këshillit të Ministrave.
Demiri Prej 5 vitesh ka drejtuar degën rajonale të Elbasanit, më herët ka mbajtur postin e drejtorit rajonal të zyrës së punës në Elbasan në vitet 2013-2017. Ndërkohë, vitin e fundit Demiri ka garuar për kryetarin e PS në Elbasan.
Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa nuk mundi të fitojë dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Komente

