Pas skandalit të sanitares te COVID-2/ Familjari denoncon për Report Tv: Kam dhënë 10 mln lekë për 3 ditë! Nuk m'i ka kërkuar kush, i kam dhënë që të bëjnë punën (VIDEO)

TIRANË- Pas rastit të sanitares që u shtir si infermiere, Tire Alldervishi, një i afërm i një pacienteje me COVID ka denoncuar një tjetër rast korrupsioni në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë! Për mikrofonin e Report Tv, ai thotë se ka paguar miliona lekë që mjekët dhe infermierët të kujdesen për të afërmin e tij. Këtë pagesë, rrëfen se nuk ia ka kërkuar askush, por shprehet se është i detyruar ta bëjë, që bluzat e bardha të bëjnë punën e tyre.

“E vërteta është shumë e dhimbshme. Paguhen milion këtu, e njeriu vdes. Nuk i kërkon kush, por jemi të detyruar ne që të bëhet puna, duke ia nisur nga dera deri atje lart. Kam dhënë 10 milion lekë. Ua japim të gjithëve, të gjithë marrin lekë. Kam një njeri timin, ka 3 ditë, për 3 ditë kam paguar 10 mln lekë deri këtu ka shkuar puna. Unë ka frikë se do më kërkoni pare ju (i drejtohet gazetarëve)”, thotë familjari.

Se sa e vërtetë është kjo deklaratë, u mbetet autoriteteve ta faktojnë. Por në mesin e frikës dhe pasigurisë, ka edhe familjarë që i besojnë shërbimit nga bluzat e bardha dhe e lënë gjithçka në dorë të tyre.

“Jam shumë i kënaqur, shërbimi është shumë mirë. Nuk kemi pasur që na kanë kërkuar para”, rrëfen një i afërm.

“Ilaçe, supra, ia çojmë vetë me dëshirën tonë. Kemi besim te spitali, njerëz janë ato. Ushqimet janë të freskëta. Zoti para doktor para. Shërbimi ka ecur në rregull, sëmundjen që i ka hedhur, vetëm zoti i vlerëson. Kemi pasur komunikim nga pastruesja deri të mjekët, me pastrueset që t’i lajnë. Doktorët po stresohen më shumë se vetë ne familjarët. I kam sjellë lëng limoni, lëng molle, lëng mishi, kemi therur një zog të freskët, këto. Ne jemi tirons, kemi mundësinë që i sjellim diçka”, tregon një tjetër.

“I kam sjellë pampersa, nuk na i kërkon njeri, i sjellim vetë. Për bluzat e bardha nuk kemi gjë, edhe pse shëndeti i saj nuk është mirë. Kam komunikim me mjekët dhe kryeinfermierët. Nuk konsumon ushqime gruaja, vetëm lëng frutash. Pampersat dhe pomadë nuk ka spitali, vetëm ilaçe. Nuk më kanë kërkuar lekë mjekët, e pashë skandalin. Ne thjesht e kemi dëgjuar, mua nuk më ka kërkuar njëri lekë. Kemi pasur shpenzime, marr ilaçe dhe i çoja te Urgjenca, nuk ka qenë e shtruar, e çoja të urgjenca i bëja ilaçe në mëngjes dhe darkë, i bëja serum dhe gjilpëra që i kishim blerë vetë, por u përkeqësua gjendja. Vij nga Laçi çdo ditë. Isha i prekur dhe vetë, e kalova me pak probleme, 3 ditë kisha temperaturë, kam 3 javë që kam dalë negativ thjesht kam kollë", shprehet qytetari.   

Pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop” më zë e figurisë, të denoncimit të vajzës dhe pranimit nga sanitarja Tire Alldervishi se i kishte marrë paratë dhe i kishte mbajtur të gjitha për vete, policia e Tiranës nuk vonoi ta vë në pranga për akuzën e korrupsionit ndërsa hetimet vijojnë për përfshirjen e personave të tjerë të dyshuar në këtë veprimtari të paligjshme.  

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 14/01/2021 23:44

    Duhet te denohen te dyjapalet dhe ai qe jep leke dhe ai qe merr,#nuk ndalohet korrupsioni.Pergjegjesia duhet te jete e perbashket.

    Përgjigju
  • Rrot Trapit: 14/01/2021 05:19

    une u kam dhene 140 milione euro per 3 ore doktoreve. Po. Po.

    Përgjigju
  • Ariu: 14/01/2021 02:40

    Te gjithë kanë dhënë dhe unë dhashë por jepen se ske besim kjo duhet kuptuar dhe kur dhashë Prap humba familjarin tim,kur jep i bie diçka nuk shkon prandaj quhet korrupsion,vjedhje,mos funksionim i spitalit dhe mënyrës së kurimit,pse duhet shteti ,apo të vijë të më thotë mua pse i dhe??

    Përgjigju
  • Kodoshi: 13/01/2021 17:33

    Edhe denoncon, edhe i ka dhene me deshire, lajm interesant, por jo i goditur sakte.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer