Presidenti i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Artur Mas, ka nënshkruar dekretin për mbatjen e referendumit për pavarësi  më 9 nëntor. Nënshkrimi u mbajt në selinë rajonale të qeverisë në Barcelonë.

Ajo pason miratimin e lëvizjes së parlamentit të Katalonias javën e shkuar, duke i dhënë fuqi presidentit të bëjë konsultime për pavarësinë. Qeveria spanjolle e Madridit kundërshton votimin, sipas të cilëve do të jetë joligjore sipas Kushtetutës, duke u zotuar për të mbrojtur bashkimin e Spanjës.

Pritet që të merren aksione të menjëhershme për të bllokuar referendumin, duke nisur me veprimtarinë ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese të Spanjës.
 
Këtë muaj, referendum për pavarësi ka mbajtur edhe Skocia, por qytetarët kanë votuar në favor të mbetjes në Mbretërinë e Bashkuar.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)