“Koha është për zi kombëtare dhe është e qartë se Shteti Islamik i ka shpallur luftë Francës dhe për këtë do të marrë përgjgjen e merituar". Deklarata është bërë nga ambasadori francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi, në një dalje për mediat lidhur me ngjarjet tragjike në Francë.
Fitoussi nga Shqipëria kishte një mesazh për terroristët dhe urdhëruesit e tyre. “Franca do të jetë e pamëshirshme me armiqtë e saj, kriminelët. Porositësit e tyre do të përndiqen, ata tashmë kanë humbur dhe duhet ta dinë së Franca nuk terrorizohet. Vendi ynë është sulmuar edhe herë të tjerë nga armiqtë, por ata tani janë asgjësuar janë zhdukur por Franca është sërish në këmbë” tha ai.
I pyetur nëse ka shqiptar që kanë humbur jetën në këto sulme apo që janë të implikuar në këto sulme, ambasadori dha këtë përgjigje.
“Sa i përket pyetjes nëse ka viktima shtetas shqiptar, nuk kam informacion. Lidhur me pyetjen e dytë sa i përket implikimit të shqiptarve gjithashtu nuk di t'ju përgjigjem," u shpreh Fitoussi.
Ambasadori falenderoi autoritet shqiptare për përkrahjen e ofruar pas kësaj tragjedie dhe shtoi se të hënën në orën 18.00 sëbashku me ambasadorin gjerman do të mbajë 1 minutë heshtje në sheshin “ Skënderbej”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com