Pas takimit me Blinken në SHBA, Rama: Folëm për rajonin! Jemi krah me SHBA-në për Ukrainën

Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për rreth 45 minuta, kryeministri Edi Rama ka zbardhur edhe detaje nga çështjet kryesore që diskutuan 'kokë më kokë' në Washington. Në një intervistë për 'Zërin e Amerikës', kryeministri Edi Rama tha se u diskutua në lidhje me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, si dhe lidhur me rajonin e ecurinë e Reformave në Drejtësi.

'Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, lidhur me marrëdhëniet bilaterale, pa diskutim lidhur me rajonin, me ecurinë e reformave në Shqipëri dhe në tërësi besoj që prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë dhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s.'- tha Rama.

I pyetur në lidhje, rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo na jep mundësi si shtet të luajmë një rol të veçantë.

'Është një proces kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA na propozoi ne këtë bashkëpunim, e pranuam me shumë kënaqësi dhe kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë.'- u shpreh Rama.

Pyetjes se nëse do të ketë një rezolutë për Ukrainën, Rama u përgjigje se kjo nuk është një çështë që i takon Shqipërisë, por shtoi se në këtë proces do të jemi krah për krah me SHBA-në.

'Nuk është një çështje e Shqipërisë, por gjithë botës dhe patjetër që në këtë proces do të jemi krah për krah me SHBA dhe të jemi realist vendimmarrja i përket SHBA.'- tha Rama.

Kryeministri Rama tha po ashtu se, Ministria e Jashtme ka marrë të gjitha masat për shqiptarët në Ukrainë dhe se disa janë atje pasi janë pjesë e misionit të monitorimit të OSBE-së.

'Ministria e Jashtme ka marrë të gjitha masat dhe ndërkohë kemi disa shqiptarë që janë pjesë e misionit të monitorimt të OSBE që do vijojnë të jenë atje.'- u shpreh Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Komisioni për 'Zgjedhoren' dhe 'Territorialen', Rama: PD sa herë humb zgjedhjet, do reformë të re, por fitoren s’ta jep tavolina! Ne jemi të hapur ndaj propozimeve

Edhe pse opozita këmbëngul për një formë të re Territoriale si dhe Reformës Zgjedhore, për kryeministrin Edi Rama asnjëra prej tyre nuk të japin fitore në zgjedhje.  Rama u shpreh për Zërin e Amerikës se mazhoranca është e gatshme që të ndërmarrë edhe një reformë tjetër dhe i hapur për propozimet, por nuk kurseu ironitë me PD, duke thënë se gjithmonë që humbet zgjedhjet, kërkon që të bëjë një reformë të re.

“Mendoj që duhet të ketë më pak njësi vendore. Komisioni është aty për të ballafaquar argumentet dhe për të dalë në konkluzione për t’i shërbyer vendit. Jam gjithmonë me mendje të hapur. Reforma nuk të jep fitore në tavolinë. E bëjmë dhe një reformë tjetër por kjo nuk do zgjidhë problemin real që kanë ata. Pas çdo zgjedhje të humbura.” tha Rama.

Si i shikoni ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, çfarë mendoni ju se duhet korrigjuar tani?

Edi Rama: Mendoj se duhet të ketë më pak njësi vendore

Opozita kërkon të jenë më shumë..

Edi Rama: Komisioni është aty për t’i diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendit, jo për të futur kunja me njëri-tjetrin.

Pra jeni me mendje të hapur që edhe mund të shtohen njësitë vendore…

Edi Rama: Unë jam gjithnjë me mendje të hapur.

Ora 20:56
Korrupsioni, Rama: Lufta jonë përmes reformës në drejtësi dhe modernizimit të shërbimeve, raportet nuk i marr të mirëqena, i bazohemi fakteve

Kryeministri Edi Rama tha nga SHBA për Zërin e Amerikës se korrupsioni është një problem jo vetëm në Shqipëri dhe se qeveria e tij është e angazhuar në reformën në drejtësi dhe modernizimin e shërbimeve si mënyra për të luftuar këtë fenomen.

"Prania e korrupsionit në sistemin tonë është e padiskutueshme, por lufta është padyshim që e ka sulmuar korrupsionin në mënyrën e duhur, nga një anë ne jemi angazhuar të udhëheqim reformën në drejtësi, të transformojë sistemin e  shërbimeve dhe po të bëjmë një krahasim të thjeshtë. Lufta ndaj korrupsionit është shtet-ndërtimi, është modernizim. Unë pranova që korrupsioni është një sfidë, por ajo që dua të them është se të gjitha raportet unë i marr me rezervë, pasi nuk i marr ato si të mirëqenia 100 %. Boll shikojmë me raportin Doing Bussines që u pezullua edhe nga Banka Botërore. Nuk dua të vë asnjë hije dyshimi por nuk i marr si të mirëqena këto raporte. I referohemi fakteve konkrete dhe jo llafeve te metodologjive të dala nga moda. Ata janë indikativ, kanë vlerën e tyre,ku ne i studiojmë, por që unë bazohem në faktet", tha Rama.

Ora 20:45
Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, Rama-opozitës: Nuk të jep fitoren në tavolinë! Jam për më pak njësi vendore

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për 'Zërin e Amerikës' u pyet edhe në lidhje me ngritjen e dy komisioneve me propozim të opozitës, atij për Reformën Territoriale si dhe Reformës Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca është e hapur për çdo propozim të opozitës.

'Për mua duhet të ketë më pak Njësi Vendore. Do të diskutohen në komision, nga ana jonë do të vlejë për të ballafaquar argumentat dhe për të nxjerrë konkluzione që i shërbejnë vendin. Unë jam gjithmonë me mendje të hapur. Ne mund të bëjmë ndryshim për Reformën Zgjedhore, por nuk të jep fitoren në tavolinë. Zgjedhjet fitohen në popull duke marrë votat e shqiptarëve. Kjo nuk do të zgjidhte problemin e tyre, që pas çdo humbje zgjedhjesh do të ngrejë një komision.'- tha Rama.

Ora 20:40
Situata në PD, Rama nga SHBA: Është marrë peng nga dy personazhe tragji-komike, një non grata dhe një humbës serial, nuk kemi opozitë prej vitesh

 Kryeministri Edi Rama ka sulmuar PD nga SHBA ku tha se vendi ka vite që nuk ka opozitë dhe se aktualisht kjo përçarje e madhe që po ndodh në PD vjen si rezultat i pengmarrjes së saj nga dy personazh tragjikomike, ku një është non grata dhe tjetri një humbës serial

"Ne kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar pas një shkelje permanente të Kushtetutës nga Presidenti që mori peng këto komunitete për arsye të mosarsyes së tij dhe tani jemi në një faze përfundimtare me 6 kandidatë që ofrojnë për komunitete vlerat e tyre. Përballë kemi dy forca që janë në një nxjerrje kunje me njëra tjetrën kush jam unë e kush je ti dhe kanë legjitimitetin moral për të qenë aty ku janë pasi janë pengje të së shkuarës. Ne nuk kemi pasur opozitë prej vitesh, pasi ajo që kemi pasur ka qenë një opozitë muskujsh dhe jo mendjesh. Ajo që ndodh është dramatike, është një përçarje e madhe që reflektohet në një ndarje të madhe edhe në popull duke shkatërruar premisat e një opozitarizmi moderne dhe konstruktiv dhe duke dëmtuar vendin. Ne nuk mund të ndryshojmë gjësendi në atë dinamikë, është një pengmarrje spektakolare e opozitës nga dy personazhe që janë targjikomikë në përpjekjet e tyre, njëri non grata nga SHBA që është fundi i botës për një lider dhe një humbës serial dhe peng i vetvetes", tha Rama. 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sandra: 16/02/2022 08:59

    Me kujtohet ne kohen e Saliut 2, dhe ndersa SHBA kishin problemin e Guantanamo. Saliu u vetofrua i pari nder shtete dhe vari ne mir fotografine e kohes. Do te ishte more qe kete "kallupin e sapunit" me foto-sesion neper zyrat e DASH te pakten perpiquni mos e shisni per djathe ne sy te popullit. Mire ne vitet 90,2000 e nje cik me pas. Por tani??? Akoma me keto genjeshtra??? Nese do te isja ne VOA do ti kisha bere nje pyetje ketij Saliut me mjekerr: si do ta plotesosh formularin e vetdeklarimit per pjese e lidhjeve me krimin e organizuar? Patur parasysh qe ministri i tij i brendshem u denua me forme te prere dhe tjetri-Teri (me te cilin bente selfije me rastin e blerjes se sulmusit Naco nga skuadra Meta) gjasat ibka po njesoj.

    Përgjigju
  • Arbërori: 16/02/2022 01:19

    Ti vetëm serbin dhe putinin i në krah o tradhtarë bq!

    Përgjigju
  • lena: 16/02/2022 00:57

    O EDI RAMA O LEGEN MUTI,,TI JE GATI T'JA MARRESH NE G....JE,,CDO NJERIU VETEM E VETEM QE TE QENDROSH NE KRYE TE QEVERISE TENDE TE KORRUPTUAR KOKE E KEMBE....TE MALLKOFTE ZOTI..VAFSH NE XHEHENEM...nuk te mban amerika ne pushtet,,,por populli shqiptar,,,dhe ai do ta rregulloje qejfin ty ne zgjedhje...

    Përgjigju
  • vlora1: 15/02/2022 20:40

    Gazetari sportiv Robert Papa e konfirmon takimin,?Ai eshte emigrant ne SHBA-te dhe eshte i brendshem ne departamentin e shtetit

    Përgjigju
    • Turi: 15/02/2022 21:27

      Mos e ke fjalen per fuksin qe hiqet si gazetar?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim