KOSOVË- Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar masa të reja ndaj Serbisë gjatë mbledhjes së qeverisë që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Për sot nuk guxoj të flas. Nesër e kemi mbledhjen e qeverisë dhe për këtë dhe tema të tjera mund të flas.

Ramush Haradinaj, kryeministër

Lajmi për masat e reja është bërë me dije nga mediat kosovare, ndërsa mediat serbe kanë publikuar masat që qeveria e Kosovës pritet që të vendosë kundër Serbisë.

Sipas tyre ato janë: heqja e sistemit të pagesave në veri të Kosovës, ndalimi i hyrjes së ministrave dhe zyrtarëve serbë, si dhe ndalimin e hyrjes për automjetet me targa të Serbisë.

Masa e parë e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës është ajo e vendosjes së taksës doganore 100% për mallrat tyre.

Për më shumë detaje lidhur me taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës (LEXO KËTU)