Pas tërmetit tragjik në Turqi e Siri, që shkaktoi mijëra viktima, ende kërkohet për njerëz të gjallë nëpër rrënojat e banesave të shkatërruara. Linda Kalemi, koreografja shqiptare e cila jeton prej vitesh në Turqi, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, thotë se moti i keq dhe ngricat janë në disfavor të atyre që janë në rrënoja. Kalemi u shpreh se e gjithë Turqia është mobilizuar, ndërsa mbi 9000 veta staf mjekësor janë në gadishmëri.
‘Moti i ftohtë është në disfavor të atyre që janë nën rrënoja. Akoma po nxirren persona të gjallë nën rrënoja dhe ky është fat. Situata është tepër mobilizuese. Janë me qindra mijëra persona që kanë ardhur në ndihmë. Janë personeli i shëndetit mbi 9000 vetë. Është e gjithë Turqia në këmbë për këtë.’- u shpreh Kalemaj.
Kalemaj dha edhe disa këshilla sesi mund të ruhesh nga tërmetit. Qëndrimi poshtë derës për Kalemin nuk është efikas, ndryshe nga objektet elektroshtëpiake apo mobiljet. Kalemi thotë se mbarë Turqia por edhe ekipet nga e gjithë bota janë në këmbë për të nxjerrë sa më shumë të mbijetuar, por moti i ftohtë mbetet një disvafor i madh.
‘Pas tërmetit të ’99 janë trajnuar të gjithë. Ajo që populli kupton më thjeshtë është se që tani para se të bien tërmetet të dihen, se ku janë pikat që mund të strehohemi në shtëpi. Nuk është mirë që të dalësh jashtë banesës, ajo që këshillohet për personat që janë brenda. Janë 105 orësh edhe po dalin njerëz të gjallë sepse për fatin e tyre kanë qëndruar në trekëndëshin e jetës. Ky trekëndësh i jetës nuk është poshtë tavolinës, por duhet mbështeteni pas kolltukut, apo frigoriferit. Formula është me tre fjalë, përkulu, mbledhur dhe fiksohu. Duhet të mblidhesh e të mbahesh solid pranë kolltukut.’- u shpreh Kalemaj.
Katër ditë pas tërmetit jashtëzakonisht të dhunshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, numri i të vdekurve përkeqësohet dhe ka arritur në 22,000. Vetëm në Turqi ka tani 18,342 viktima. Një numër të cilit i shtohen të paktën 3500 vdekjet që shkaktoi tërmeti në Sirinë veriore.