Pas thirrjes së bërë sot nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të mblidhet këtë javë dhe t’i dërgojë Kuvendit e Presidencës listën me emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi nga KED.
KED ka njoftuar mbledhjen këtë të hënë në 13:30 dhe sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë në mbledhjen e sotme të KED është bërë vetëm miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 26 nëntor sipas rendit të ditës.
"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e sotme 07.12.2020, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite;
1.Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 26.11.2020.
Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi miratuan procesverbalin e përmbledhur të datës 26.11.2020, sipas rendit të ditës.", thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Kim e Soreca, të prerë: KED të çojë sa më parë emrat në Presidencë e Kuvend. S'ka arsye që Gjykata Kushtetuese të mos jetë gati brenda 31 dhjetorit!
