Pas Tiranës, nis në gjithë vendin vaksinimi masiv mbi 65-vjeç (VIDEO)

Nga jugu në veri ka nisur tashmë në mbarë vendin vaksinimi i fashës së popullatës nga 65 vjeç deri në 70. Të moshuarit shprehen të kënaqur dhe më të mbrojtur ndaj COVID-19. Ndërsa mjekët shprehen se deri më tani vaksina kineze Sinovac nuk ka dhënë asnjë efekt anësor. Që nga nisja e procesit janë mbi 230 mijë qytetarë të vaksinuar. Vaksinimi ka nisur në Durrës, Fier, Vlorë e Shkodër.

Në Durrës ka nisur vaksinimi i qytetarëve të moshës 65 vjeç deri në 70 vjeç. Tenda është ngritur në sheshin qendror të qytetit, ndërsa puna vijon edhe në qendrat shëndetësore të lagjeve.

Janë mjekët e lagjeve ata që kanë njoftuar qytetarët që të paraqiten për tu vaksinuar.

Të moshuarit në Durrës po marrin vaksinën kineze Sinovac, ndërsa refuzimet kanë qenë në numër të ulët. Në total janë vaksinuar 13 200 persona.

Procesi i vaksinimit të popullatës po vijon me ritme të shpejta dhe në qytetin e Vlorës, ku sot janë kryer 600 doza tek grupmosha 65-deri në 70 vjeç. Procesi i vaksinimit është zhvendosur ne një çadër përballë stadiumit flamurtari pasi pallati i sportit do te jete ambient për KZAZ-në.

Rreth 20 mije vaksina janë bërë që nga dita e parë e nisjes së procesit të vaksinimit në qytetin e Vlorës. Edhe  në Fier vaksinimi po ecën me ritme të shpejta për të gjitha kategoritë e përcaktuara.Vaksinimet në Fier bëhen në çadrën e ngritur në qendër të qytetit, ndërsa janë rikthyer edhe mësuesit për tu vaksinuar pas refuzimit në fazën fillestare. 

Në Shkodër janë kryer deri më tani 14 306 vaksinime, ndërsa ditën e sotme vijon procesi i vaksinimit moshën 65 vjeç, për punonjësit e mediave dhe efektivet e policisë.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë