Pas tre vitesh gërmime, arkeologët i vënë “vulën” zbulimeve në Korçë: Vendbanimi 5500 vite Para Krishtit

Për të tretin vit radhazi, arkeologët janë rikthyer në fushën e Korçës për të gërmuar në vendbanimin që i përket Periudhës së Neolitit të Mesëm. Drejtuesja e ekspeditës arkeologjike, dr. Edlira Andoni tha se tashmë është vertetuar se ky vendbanim daton 5500 deri në 5000 vite para Para Krishtit.

“Projekti ka filluar tre vite më herët. Në fillim u fokusuam në shtritjen e vendbanimit. Në bazë të intesitetit të gjetjeve kaluan në fazën e dytë, atë të studimit gjeomagnetik të kësaj zone, e cila na tregoi për një vendbanim të periudhës së Neolitit të Mesëm por njëkohësisht dhe kërkimet që janë bërë në fund të viteve ’70, ku e kishin testuar këtë vendbanim me një sondazh të vogël, i cili tregonte për këtë vendbanim që tashmë e dimë se i përket Neolitit të Mesëm. Vitin e kaluar bëmë disa datime radiokarbonike, ku u përcaktua se vendbanimi daton nga 5500 Para Krishtit deri në 5000 Para Krishtit. Gjatë këtij sezoni presim t’i pasurojmë më tepër dhe të njohim gjithë periudhën e banorëve që kanë jetuar ne këtë vend”, tha Dr. Edlira Andoni.

 

Rezultatet e deritanishme ofrojnë të dhëna mjaft interesante rreth arkitekturës së banesave, të ndërtuara me dru dhe baltë të pjekur.

 

“Ne këtë vit zbuluam rrethimin ose ndryshe hendekun e vendbanimit, i cili nuk është fortifikim por është një formë që mban të rrethuar vendbanimin, për ta mbrojtur atë nga kafshët e egra. Po kështu nga studimi morën të dhëna për banesat me struktura druri dhe baltë të pjekur dhe të papjekur”, shpjegon më tej Dr. Edlira Andoni

 

Gërmimi dhe studimi në sitin arkeologjik të Podgories në Korçë po kryhet nga Instituti i Arkeologjisë ne bashkëpunim me Universitetin e Këlnit në Gjermani dhe Universitetin e Bafalos në SHBA.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushnjari: 23/08/2024 20:16

    Ky eshte nje suksese i madh edhe nji here po del ne drit qe grekerit e fredi bejlerit kan jetuar dhe ne fushat e korces

    Përgjigju
  • Gjynah: 23/08/2024 16:51

    Sa keq. Domethënë keta te shkretet qe banonin këtu, nuk patën mundesi ta njohin Krishtin. 5000 vjet, merr vesh ti? Ndersa unë që jam 2000 e ca vjet mbas Krishtit, unë kam njohur per shembull. Posi, kemi qene ushtarë bashkë. Kishim shtepitë perballë. Kur shkonte babai i Krishtit per ne punë, se ku ishte president, diku lart, na jepte never kalamajve nga 10 lekë per akullore. Opo lere. E njoh mirë.

    Përgjigju
    • Paulin Ramaj: 26/08/2024 10:42

      Sigurisht duhet ti referohemi kufinjeve kohore te trurit jonfuksional te krijesave mjerane. Arkeologjia eshte e ndertuar mbi keti standarte e parametra. Cfare ti besh. Po ti pse merakosesh peer kete mund ti rederohesh dikujt tjeter. Problemi eshte se ata qe studjojne kete fushe nuk te kuptojnë. Me siguri qe ti i kuoton gjërat me mire se ata. Biles jam shume i sigurte qe ti e dije ekzistencen e ketij vendi por nuk e tregoje sepse do te vertetohej qe paraardhesit e shqiptarve jetonin aty para shume rropullive qe sot shesin pallavra. Ashtu sic ben ti duke ironizuar riferimet kohore arkeologjike.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI