Pas tre vitesh ’Pa Gjurmë’ e gjen, flet 21-vjeçarja: Mezi prita të mbushja 18 vjeç, për t’u arratisur nga babai’! Shokohet i ati: Vajzën ma kanë trafikuar (VIDEO)

Një ditë pasi babai i saj Gazmir Dani e kërkoi në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV një telefonatë që mbërriti gjatë transmetimit live tregoi për një vendndodhje të munshme të 21-vjeçares në Itali. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, përgjatë 24 orëve në vijim u arrit që stafi të siguronte një foto të Leonorës, si dukej ajo pas 3 viteve nga zhdukja e saj. Me një imazh krejt ndryshe nga një vajzë brune me kaçurrela, ajo kishte ndryshuar look-un ndërsa ishte shndërruar në bjonde. Fotoja që ’Pa Gjurmë’ publikoi në emision shokoi jo pak të atin, të cilit iu deshën pak sekonda për të njohur vajzën e tij, e cila u zhduk në moshën 18-vjeçare. Madje i ati reagoi ashpër, duke i qëndruar të njëjtit dyshim të tij se Leonora është e trafikuar dhe se ’mbahet peng’.

Po, vajza ime është kjo, por s’bën as një lek si njeri, si qenka katandisur. Ajo ka kaluar tmerre, e kuptoj nga ndjenjat e mia si baba dhe për këtë jam shqetësuar shumë. Që kur ka ikur nuk kam vënë gjumë në sy. Normal, “jeta luksoze” në Itali e ka ndryshuar shumë. 

’Pa Gjurmë’ arriti të sigurojë dhe një numër telefoni të Eleonorës, e cila hodhi poshtë akuzat e ngritura nga babai duke lënë në pikëpyetje arsyen pse nuk donte të kishte kontakte më me të. Ajo i tha gazetares Odeta Dume në një lidhje me skype se ishte larguar me dëshirën e saj dhe nuk ishte e humbur. Madje duke shtuar se e kishte planikuar arratisjen e saj, në pritje për të mbushur moshën 18-vjeçare. E reja nga Kruja la të kuptohej se konfliktet me babain pas divorcit të prindërve, në vitin 2010 kanë qenë tepër të rënda. Aq sa ajo ka vendosur të mos flasë më për këto çeshtje.

Odeta Dume: Përshëndetje!
Leonora Dani: Përshëndetje! 
Odeta Dume: Je mirë me shëndet ? 
Leonora Dani: Jam shumë mirë, si jeni ju?
Odeta Dume: Tani e dashur Leonora, që të flasim si dy vajza të rritura, se ti je vetëm 21 vjeçe. Babai juaj ka qenë në studion time te emisioni “Pa Gjurmë” dhe të ka denoncuar të humbur, pasi ai ka tre vite që nuk flet me ju. Ka bërë dhe një denoncim tani, në polici për humbjen tënde. Policia ka mundur të zbulojë nga sistemi TIMS hyrjet dhe daljet dhe ti jeton në Itali aktualisht. 
Leonora Dani: Po
Odeta Dume: Ti je 21 vjeçe, je e rritur dhe vendos vetë për fatin tënd. Unë nuk i di marrëdhëniet e tua me babain
Leonora Dani: Tani, ti po më sheh. Dukem mirë apo jo ? 
Odeta Dume: E dashur Leonora, babai juaj mendon që ju ndoshta për shkak të moshës mund të jeni trafikuar në Itali, jeta juaj mund të jetë në rrezik 
Leonora Dani: Unë jam shumë mirë, çfarë pata për t’ju thënë jua thashë. Unë kam zgjedhur jetën time, si çdo kush ka të drejtë të bëj jetën e vet. Nuk kam bërë asnjë krim. Për çfarë më bëjnë denoncim, se nuk e kuptoj ? Unë kam ikur për një arsye, se nuk kam ikur kot dhe nuk dua të ke të bëj më me këtë. Nuk dua të dalin më muhabete në emrin tim. Unë juve si gazetar mund t’jua vërtetoj, nëse ju doni
Odeta Dume: Leonora më duket e habitshme, me babain s’dua të flas, me nënën s’kam kontakte...
Leonora Dani: Ata të dy kanë zgjedhur jetën e vet, ashtu edhe unë zgjodha timen. Ata nuk po i shqetëson njeri, nuk po u sulet njeri nga mbrapa, I kam lënë të qetë dhe unë dua të jem e qetë, moj zonjë. 
Odeta Dume: Unë e kuptoj, por këtë histori e mbyll ti e dashur Leonorë, që do marrësh guximin dhe këtë gjë ta thuash, pse ke frikë të flasësh me babain ? 
Leonora Dani: Zemra e fëmijes, të paktën zemra ime nuk e bën kurrë të denoncojë as bab as nënë, e para, por kjo paska qenë gabim. Unë me atë njeri nuk dua të kem të bëj, nuk është se kam frikë. Nuk dua të kem të bëj zero. Siç nuk kam pas dashur këto 3 vjet dhe nuk dua të kem të bëj.
Odeta Dume: Çfarë ka ndodhur mes teje dhe babait, pse ti nuk do më për gjithë jetën të flasësh me babain dhe vendose, mezi prite të mbushje 18 vjeçe dhe të largoheshe nga Shqipëria ? Çfarë ka ndodhur në atë familje ?
Leonora Dani: Çfarë ka ndodhur në atë familje, unë jam askushi për ta thënë këtë dhe nuk kam ndërmend të flas më për këtë gjë.  

21-vjeçarja hedh poshtë akuzat e një ditë më parë të të atit,  cili drejtoi gishtin tek ish-bashkëshortja, që sipas tij ishte shkaktarja e zhdukjes të së bijës. Por kjo e fundit në reagimin e saj rrëfeu një tjetër variant të historisë.

Odeta Dume: Babai na ka treguar tek mua që ka pasur një kujdes të veçantë për ty, prandaj më bën habi
Leonora Dani: Ai ka treguar tek ti, vetëm atë që ka dashur vetë. Unë atë fytyrë, që ai ka bërë mbrëmë në emision, gjithë jetën time, përsa kam ndenjur në shtëpi nuk e kam parë ndonjëherë. Atë fytyrën e gjynafqarit, nuk dua të flas më për këtë situatë. 
Odeta Dume: Po me nënën je munduar të lidhesh ?
Leonora Dani: Ajo nuk ka lidhje fare me këtë muhabet. Unë kam ik fillimisht nga shtëpia dhe i kam thënë: ’Po iki tek mami’, - për të humbur gjurmët. Unë nuk dua ta di ku jam, pse të jetoj me kërcënime ? 
Odeta Dume: Çfarë do t’i thuash babait ? 
Leonora Dani: Unë dua t’i them, unë jam shumë mirë punoj jetoj, me të drejtën e Zotit dhe kam ikur për një arsye prej tij dhe nuk dua të kem kontakte, pikë. Sepse nuk dua, jo sepse jam keq, por është dëshira ime. Është babai që nuk ka qenë kurrë.


Pasi dëgjoi reagimin e së bijës babai kërkoi arsyen e vërtetë të largimit të saj, ndërsa u surprizua jo pak nga çfarë dëgjoi në këtë intervistë.
Ajo çdo gjë e ka thënë për të humbur gjurmët. Nuk e kuptoj fare. Për çfarë shkaku është larguar, pse nuk e tregoi ?. Nuk e di pse e ka bërë. Për çfarë tha kam bërë gabim që nuk e kam denoncuar babain, për çfarë ? Po me duket surprize kjo bisedë. Por me duket, si mjë përgjigjje e nxituar, dhe vazhdoj të dyshoj se ka një person nga mbrapa, që e kërcënon- tha babai në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ 

Emisioni i plotë

 

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja