Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) është e para ndër gjykatat në vend që ka vënë në zbatim planin e ri të masave të hartuar në bashkëpunim nga institucionet e drejtësisë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja na sallën e Gjykatës së Apelit tetorin e 2025-ës.
Në godinën pararojë në hyrje të gjykatës do të qëndrojë një punonjës i Gardës ndërsa është vendosur dhe një skaner fizik. Pas kalimit në këtë korridor sigurie, një tjetër skaner për kontroll më të detajuar, është vendosur në hyrjen e brendshme të godinës së GJKKO-së.
Gjithashtu edhe në dalje është vendosur një tjetër sistem sigurie e ngjashme me ato të institucioneve të rëndësisë së lartë. Plani i masave të reja të sigurisë, është detyrë për të gjitha gjykatat në vend, por deri më tani në zbatim janë vënë vetëm nga GJKKO.
Vendosja e një punonjësi të Gardës së Republikës në hyrje të Gjykatës, vjen pas arrestimit të punonjësit të sigurisë në Gjykatën e Apelit pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, pasi nuk lëvizi për të kontrolluar autorin Elvis Shkambi (autori) për armën. Këshilli i Lartë Gjyqësor pas diskutimeve me institucionet e tjera të drejtësisë, theksoi me rëndësi se për çdo gjykatë duhet të caktohet një punonjës sigurie i trajnuar, ose nga radhët e Policisë së Shtetit.
Komente








