Pas Kukësit, ambasadorja Kim ndalon në Tropojë! Publikon foto nga vendlindja e Berishës

Pas Kukësit, ambasadorja Kim ndalon në Tropojë! Publikon foto nga vendlindja e Berishës

Yuri Kim

Pas vizitoi për herë të parë Kukësin, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ditën e sotme është ndalur edhe ne Tropojë, në vendlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpall “Non Grata” nga SHBA.

Ambasadorja ka publikuar edhe një foto nga rruga që të çon te Bajram Curri. Kim si duket ka vendosur të zhvillojë një tur në të gjithë Shqipërinë, duke qenë se më parë e kishte shprehur një dëshirë të tillë.

Disa ditë më parë lidhur me shpalljen ne Berishës “Non Grata” Kim tha se askush s'mund të jetë mbi ligjin. Teksa theksoi se ditëve të pandëshkueshmërisë iu ka ardhur fundi, Kim tha se vendimi i DASH është mesazh se Shqipëria po ndryshon dhe se kjo lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Kim tha se këto zhvillime të fundit, të cilat i konsideroi pozitive, duhet të vazhdojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim