Pas zjarreve me pamje apokaliptike, pjesa veriore e Turqisë është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.
Sipas autoriteteve, një grua ka ndërruar jetë ndërsa të plagosur kanë mbetur disa persona. Përmbytjet goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu dhe Sinop.
Në Bartin, përmbytjet shkatërruan disa shtëpi dhe dy ura, ndërkaq shkaktuan shembjen e një rruge që çonte në Karabuk.Të paktën 13 persona u plagosën kur u shemb një pjesë e një ure.
Punonjësit e urgjencës shpëtuan të paktën 15 persona të bllokuar në shtëpi ose automjete. Ata po kërkonin një grua 80-vjeçare në fshatin Akorensokuler shtëpia e së cilës u shemb nga përmbytjet.
Pjesa veriore e Turqisë është më e rrezikuara nga përmbytjet gjatë verës si pasojë e reshjeve të mëdha. Kjo është katastrofa e dytë që godet Turqinë pas zjarreve shkatërruese që prekën rajonet jugperëndimore.