Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ishte në Shkozet për të parë nga afër gjendjen e banorëve. Njëri prej banorëve me lot në sy i tregoi kryedemokratit gjendjen e rëndë që po kalon, ndërsa Basha shkruan se 'Banorët e Shkozetit dhe Durrësit kanë nevojë urgjente për ndihmë, për ushqim, për strehim dhe për inspektim e vlerësim të banesave të dëmtuara!'.
Pjesë nga biseda e kryetarit të PD-së me banorët
Qytetari: Ka plasaritur komplet kolonat. Ka plas uji vullkan, po tallet me ne. Unë kalamajtë e mi i kam te psikologu në Tiranë.
Lulzim Basha: Sa vjeç i ke?
Qytetari: Goca në klasë të shtatë, çuni në të tretën.
Lulzim Basha: I paske sa të mitë. Ku i ke në Tiranë?
Qytetari: Në Tiranë i kam. Hajde shihe si është bërë. Unë jam me ilaçe.
Lulzim Basha: Asgjë fare?
Qytetarja: Shkuam tek pallati i sportit nuk ka ndihma, në Shkozet asnjë ndihmë nuk ka...
Qytetari: Shkova në bashki me më dhënë dhanë një letër për të marrë ndihmat dhe atje të pallati i sportit ishte një katastrofë që nuk bënë vaki se si, u largova se nuk arritëm të marrim gjë.
Lulzim Basha: Nuk more asgjë?
Qytetarja: Jo, fare!
Lulzim Basha: Orenditë i keni brenda?
Qytetari: Të gjitha, është e rrënuar fare.
Lulzim Basha: Çfarë kati keni qenë?
Qytetari: Të fundit fare
Lulzim Basha: Paskeni parë tmerr me sy?
Qytetari: Vdekje
Lulzim Basha: Shyqyr që jeni shëndoshë, kjo është e para
Duhet Falenderuar Zoti Basha ,per Ndimen qe Ju dha Femijve ,Duke i Strehuar ne Vielen e tije te Re.. Zoti ja shperblefte ...tek Femijet e tyre ...por edhe te tjereve ... Qe Shtepite i perdorin nje here ne vite ,sic thoshte dhe Ai Qytetari ..
Përgjigju