Pasi bllokoi rrugën Basha reagon për shoqërimet: Ngjarje si kjo shkak për një vendim negativ nga Brukseli për negociatat

Pasi bllokoi rrugën Basha reagon për shoqërimet: Ngjarje si kjo shkak për një vendim negativ nga Brukseli për negociatat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e Re duke hedhur sulme ndaj kryeministrit Rama. Basha ka thënë se Rama ka arrestuar dhunshëm protestuesit që sipas tij ishin paqësor edhe pse së bashku me të bllokuan rrugën tek Astiri.

Ndër të tjera Basha ka thënë se nëse lajmet nga Brukseli janë negative për hapjen e negociatave askush të mos vë në dyshim se kanë ndikuar edhe ngjarje si kjo e sotmja. Sipas Bashës PD dhe opozita nuk do të lejojë që vendi të mbahet peng dhe do të luftojnë drejt destinacionit të Europës.

Reagimi i plotë i Bashës:

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!


Lajmi kryesor:

'Astiri'/ Opozita 'sfidon' ligjin! Arrestohet Klevis Balliu dhe 9 protestues, Basha: Nëse marrim 'JO' nga BE, ky është shkaku! (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë