Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti, është transferuar në skuadrën e Grasshoperit.
Pasi ishte ende pa ekip edhe pas mbylljes së merkatos, Ajeti ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Zvicër duke nënshkruar për një vit atje.
Sezonin e kaluar mbrojtësi ishte në huazim tek Krotone nga ekipi i Torinos, u kthye tek klubi i Granatës, të cilët vendosën të mos ta mbajnë.
Tek Grasshoperi, 24-vjeçari ka firmosur për një 1 vit por me opsion rinovimi për 2 vite të tjera.
Komento