Pasi vrau Endrit Alibejn, dajën dhe turkun, Franc Çopja shkoi i piu kafen në shtëpi! I hodhi 50 € për ngushëllim

Pasi vrau Endrit Alibejn, dajën dhe turkun, Franc Çopja shkoi i piu kafen në shtëpi! I hodhi 50 € për ngushëllim

Vrasja në 29 dhjetor 2018 e tre personave në zonën e Bradasheshit, ka nxjerrë detaje të reja jo vetëm mbi emrat e autorëve që kanë marrë pjesë në këtë krim të trefishtë, por edhe mbi mënyrën e sjelljes së tyre pas krimit të rëndë.

Vetëm një ditë pas kryerjes së krimit të trefishtë, organizatori dhe financuesi i masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja, ka shkuar në banesën e familjes së të ndjerit Endrit Alibej, për t’i pirë kafen e ngushëllimit.

Në formë ngushëllimi dhe solidarizimi, Franc Çopja, pasi ka pirë kafen në banesën e familjes Alibej, i ka hedhur 50 euro. Të paktën kështu del në komunikemet e zhvilluara në “SKY” nga vetë protagonisti i kësaj ngjarje, Franc Çopja.

Njësoj si anëtarët e grupit “Bajri” në Shkodër shkuan për ngushëllim tek shoku i tyre Gjin Boriçi, që e kishin vrarë një ditë më parë. Në këto komunikime tregohen me detaje sjellja e këtij personi dhe situate e rëndë që kishte ndodhur në familjen Alibej.

Ndërkohë gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është arritur të ndërtohet linja piramindale e funksionimit të këtij grupi kriminal, ku në nivel drejtues dhe financues qëndrojnë, Hajdar Bako dhe Franc Çopja.

Ndërsa organizatori i vrasjeve është Mikael Qosja ose siç njihet ndryshe në Elbasan si “Kel Kamami”.

Kurse krahu i armatosur dhe njësia e zjarrit që vepronte në teren për llogari të organizatës “Çopja” ishte Talo Çela me grupin e tij të përbërë nga vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhiaj, Altin Ndoci, Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, Altin Kamami, Maksim Koçi, Flobenc Meçe, Eljo Bitri, Guri Biba, Emiljano Ramazani, Ervis Daka, Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa etj.

Hetimi ka treguar se organizata e drejtuar nga vëllezërit “Çopja”, ka aktivitet të parë trafikun e lëndëve narkotike kokainë në të gjithë Evropën, duke pësuar një shtrirje në Singapor, Indi, Afrikën e Jugut, Sigapor etj.

Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e saj ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi vrasjen e kundërshtarëve dhe kjo realizohej përmes vrasjeve me pagesë.

I pari kundërshtar që u vra, ishte Enea alias Endrit Alibej (Tarzani), i cili kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Vrasja e trefishtë, ku u vra Endrit Alibej, më 29 dhjetor 2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ka rezultuar nga hetimi se është kryer nga organizata kriminale "Çopja" dhe qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me zotërimin e tregut të kokainës dhe krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm në trafikun e drogës, shtetas të huaj edhe shtetas shqiptarë, të cilët kishin influencë dhe kredite në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës.

Ndërsa sipas SPAK, vjedhja e 50 kg kokainë në Londër, është përdorur si pretekst nga organizata kriminale "ÇOPJA", me qëllim që të justifikonin vrasjen e Endrit Alibej, tek lidhjet e përbashkëta që ata kishin në narkotrafik.

Madje për të humbur gjurmët rezulton nga hetimet se Franc Çopja ka shkuar për ngushëllim në familjen e Endrit Alibej, fakt të cilin e tregon me tallje gjatë bisedave me anëtarët e organizatës.

Këtu është fjala për persona të huaj si dhe persona shqiptar të cilët punonin me të dyja palët Çopjat dhe viktimën Endrit Alibej, i cili kishte një rol të rëndësishëm në trafikimin e kokainës nga vendet Latine (vendet e origjinës) në drejtim të Italisë, Holandës, Belgjikës, Britanisë së Madhe dhe vende të tjera të Evropës.

Organizata kriminale Çopja për të shkëputur këtë lidhje duhet me patjetër të eliminonte shtetasin Endrit Alibej.

Pas vrasjes së trefishtë, kjo organizatë ka vrarë Klevin Baho dhe plagosur vëllanë e tij, Aldo Baho. Gjashtë muaj më vonë e njëjta organizatë, ka vrarë në 13 dhjetor 2019 Andi Zylyfin dhe plagosur shokun e tij Ardit Uruçin.

Një muaj më pas e njëjta organizatë tenton të vrasë Kei Pikun. Nëntë muaj më pas vritet Klevis Kapllani dhe në 27 nëntor 2020 vritet në Belgjikë Arjan Spahiu.

Gjithashtu dy ditë pas kësaj ngjarje, kjo organizatë tenton të vrasë Irfan Azizin, një punonjës servisi që kishte çmontuar benzin e përdorur nga grupi i Talo Çelës në vrasjen e masakrës së Bradasheshit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Report Tv e paralajmëroi tre muaj më parë, qeveria i hap rrugën importit të mbetjeve jo të rrezikshme! Lista propozohet nga Ministria e Mjedisit

Report Tv e paralajmëroi tre muaj më parë, qeveria i hap rrugën importit të mbetjeve jo të rrezikshme! Lista propozohet nga Ministria e Mjedisit