Vrasja e dyfishtë në Velipojë/ Në arrati vëllezërit Frroku, pronarë të hotel 'Holiday', arrestohen 2punonjësit! Viktimat ishin kunetër me njëri- tjetrin (EMRAT)

Shkoder- Policia e Shkodrës vijon kërkimet për arrestimin e dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel 'Holiday' në plazhin e Velipojës, të cilët akuzohen se vranë Ersild Ishmin, 33 vjeç dhe kunatin e tij Arsid Hoxha, 22 vjeç. (Hoxha rezulton burri i motrës së Ersildit) rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 19 gushtit 2024.

Viktimat kishin shkuar për tu sqaruar me pronarët e hotel “Holiday”, por konflikti mes tyre ka agravuar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, përballë hotel “Holiday”.

Në këtë atentat mbeti i plagosur aksidentalisht dhe kamerieri, Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër, i cili pas mjekimit në spital është ndaluar nga policia. Bashkë me të është arrestuar dhe Marjo Pali, 29 vjeç banues në Shkodër. Të dy janë punonjës në hotelin në pronësi të vëllezërve Frroku, por roli i tyre në ngjarje ende nuk është sqaruar nga policia.

Zyber Zagrad rreth orës 23:20, ishte paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë.

'Këta 2 shtetas, Marjo Pali dhe Zyber Zagrab, punonjës në një lokal në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja e mbrëmshme, dyshohet se janë përfshirë në konfliktin ndërmjet shtetasve Edmir Frroku, Gëzim Frroku, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Shtetasi Zyber Zagrad, rreth orës 23:20, është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri. Ai dyshohet se është plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri' informoi sot policia e Shkodrës.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të strukturave në varësi të saj, të mbështetura nga grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, vijojnë intensivisht kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve Eduart Frroku dhe Gëzim Frroku.', njofton më tej policia.

Çfarë dimë nga vrasja e dyfishtë?

Ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt të ndodhur më 28 qershor 2024  në hotelin e dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku. Njëri prej kamarierëve të këtij hoteli pati një konflikt të çastit me kuzhinierin. Në ndihmë kamarierit i shkoi Ersild Ishmi duke e kanosur me armë zjarri kuzhinierin. Më tej ai u largua nga vendngjarja duke hedhur tej dhe pistoletën. Ishmi u arrestua më 14 korrik, dhe gjykata e Shkodrës i kishte caktuar masën 'arrest shtëpie'.

Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë, mori me vete kunatin Arsid Hoxhën dhe shkuan tek hoteli për të sqaruar konfliktin që kishin lënë përgjysmë. Rreth orës 21:00 ka pasur konflikt mes dy vëllezërve Frroku dhe dy kunetërve përpara hotelit. Dy vëllezërit kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur rëndë dy kunetërit Hoxha dhe Ishmi të cilët gjetën vdekjen sapo hynë në sallën e operacionit në spitalin e Shkodrës. Ersild Ishmi është goditur nga 3 plumba në gjoks e bark, ndërsa Hoxha është goditur nga 2 plumba po në gjoks e në bark. 

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, 19 gusht 2024
Viktima: Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës i Ersildit) 
I plagosur: Zyber Zagrad, 26 vjeç kamarier në hotelin "Holiday" në plazhin e Velipojës, banues në Dibër
Në kërkim: Edmir Frroku, Gëzim Frroku. Dy vëllezër, pronarë të hotel Holiday në Velipojë
Arrestohet Zyber Zagrad, kamarieri dhe Marjo Pali, banues në Shkodër, punëtor i hotelit

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
'Fillimisht u konfliktuan me sende të forta më pas vëllezërit Frroku morën armën' Zbardhet dëshmia e kamarierit për vrasjen e dyfishtë në Velipojë

 

Shqiptarja.com zbardh dëshminë e kamarierit të hotel “Holiday’ në plazhin e Velipojës i cili në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku dhe Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës mbeti i plagosur

“Fillimisht persanat janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit Frroku kanë marrë armën e kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës. Ai ka pohuar se ka pasur konflikt në datën 28 qershor ku ka qenë i përfshirë Ersild Ishmi. Ky i fundit kanosi me armë kuzhinierin e hotelit' ka thënë  Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër.

Ai është plagosur gjatë konfliktit. E ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 21:00 rreth orës 23:20, ai është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës. Ai është dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri.

Ora 12:32
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Fajin e ka Prokuroria, morën në qafë dy familje! Viktima duhet të ishte në burg

Zef Frroku, xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy të rinjtë dje në Velipojë, në një deklaratë për media, tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria dhe Gjykata që ka liruar një nga viktimat, Ersild Ishmin. Xhaxhai i referohet ngjarjes së 30 qershorit, kur 33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton ka kanosur me armë kuzhinierin lokalit ‘Holiday’ në Velipojë. Ai thotë për mediat, se kërkojnë dejtësi, ndërsa sa u takon nipave që janë në arrati thotë se s'kanë kontaktuar. 

Autorët e dyshuar, Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hotelit, kanë qëlluar disa herë ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës me armë zjarri.

Para dy javësh kanë pasur një konflikt, e kam parë në Tv. E ka marrë shteti, e ka liruar për tre-katër ditë. Shteti s’ka bërë mirë që e ka lëshuar, Policia e ka çuar atje, ai prokuror e gjykatës që e ka lëshuar s’ka bërë fare mire, as për ne, as për familjen tyre, rrezik për ne, familjen tyre dhe shtetin që favorizon kriminelë që vijnë këtu e bëjnë terror. Ky është rrezik.

S’kemi kontakte me nipin. Unë kam qenë në Bushat. Ata ngatërresat i trashegojnë tash e 20 vjet a më tepër. Nipat e mi, këtë mund e djersë, ata kanë shkuar që 14 vjeç në itali. Me llogarit punën që kanë bërë në Itali, për të bërë këtë biznes. Kanë ardhur e kanë investuar këtu.

Ne nuk kërkojmë asnjë prej shtetit, vetëm të drejtën e të madhit zot, sikur i ka hije drejtësisë. Kemi jetu me djersën e ballit.

Ora 11:08
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, Shqiptarja.com siguron fotot e dy autorëve të ngjarjes, vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku

1724144839_gezimfrrokuedmirfrroku.jpg

Foto: Vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku, pronarët e hoteli 'Holiday' në Velipojë, autorë të vrasjes së dysfishtë

Shqiptarja.com ka siguruar foto e dy autorëve të ngjarjes së rëndë në Velipojë ditën e djeshme ku mbetën të vrarë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Në foto janë dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku, të cilët kryen vrasjen e dyfishtë mbrëmë jashtë hotelit që ata kanë në pronësi.

Ora 10:34
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, Shqiptarja.com siguron foton e njërit prej viktimave! Në kërkim ende dy vëllezërit pronarë të hotelit

1724142978_ersidishmihotelholidaynevelipoje.jpg

Foto: Ersild Ishmi,  i vrarë dje në Velipojë

Shqiptarja.com siguron foton e Ersild Ishmit, 33 vjeçarit I cili mbeti i vrarë dje në Velipojë, së bashku me kunatin e tij Arsid Hoxha.

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, Gëzim dhe Edmir Frroku, pronarë të hotel ‘Holiday’ në Velipojë.

33-vjeçari rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e hotelit nw Velipojë pasi kishte kanosur kamarierin. 33 vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel Holiday. Më 14 korrik Ishmi policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' 

Ngjarja duket se nuk është harruar ngar 33 vjeçari, i cili ka marrë dhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i dy vëllezëre Frroku ku gjatë konfliktit janë qëlluar me armë.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 20/08/2024 13:34

    Injoranca ka pushtu brekdetin. Lavdi ppsh

    Përgjigju
  • AltinTop: 20/08/2024 13:31

    Kjo puna e Arrestit shtepiak eshte njelloj si te shkosh me pushime..

    Përgjigju
  • emigranti: 20/08/2024 13:27

    mire se vini ne Bagdadin e Edi Rames

    Përgjigju
  • Turisti: 20/08/2024 13:14

    Vihet re qe te shumten e krimeve per vrasje behet nga pronar hotelesh e biznesmena qe e din te gjith qe i kan leket pa djerse Themelet ishalla jua shkulin ketyre shkerdhatave se e ka mbyt leku i piset vendin dhe shpresojm qe te zhduken me luften ndermjet tyre. Koken hengshin e pa viktima te pa fajshme

    Përgjigju
  • ANA: 20/08/2024 13:04

    Sic duket kane shkuar per sherr dhe te armatosur! Do vrisnin por u vrane. Hajt te se somes!

    Përgjigju
  • destan: 20/08/2024 12:45

    Ata që u vranë mund të jenë kontingjent krimi dhe nuk diskutohet që fajin e ka gjykata dhe prokuroria por kjo mënyrë hakmarrje është punë shpellaresh.

    Përgjigju
  • Popull: 20/08/2024 11:32

    Te dhemb shpirti kur hap faqen ketu dhe lexon vetem vrasje e krime.Ky vend po fundoset cdo dit e me shum.Policia esht shnderruar ne nje agjensi varrimesh qe shkon e mbledh te vdekurit,nje organizate burokratesh ne sherbim te pushtetit duke lene ne meshir te fatit popullin e varfer.Deri kur do vuaj ky popull?Jemi katandisur ne 2 milion popullsi dhe cdo dit e me pak po ngelim.Mjer kush jeton ne ket vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Sfida e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës në fushë neutrale, dalin në shitje biletat e Kombëtares

Sfida e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës në fushë neutrale, dalin në shitje biletat e Kombëtares