Paskali, Stamo e Kilica: Ja 19 veprat
e  gjetura në Pallatin e  Brigadave

Paskali, Stamo e Kilica: Ja 19 veprat<br />e  gjetura në Pallatin e  Brigadave
 
Komisioni i ngarkuar për një studim dhe përcaktim të parë të autorëve përkatës, mbasi i kushtoi disa seanca studimit të veprave që ndodhen në këtë pallat konstaton se 19 prej tyre i konsideron vepra të rëndësishme arti.
Këto janë:
I. 6 (gjashtë) tablo të punuara me tempera të shkollës të piktorit italian (Pietro da Kortona) që përfytyrojnë këto tema mitologjike:
            1. “Zeusi”        (200 x 205 cm)            Numër inventari         9 229
            2. “Diana”                   (199 x 216 cm)               “                   “              -
            3. “Apolli”       (199 x 216 cm)               “                   “          9 224
            4. “Merkuri”   (199 x 205 cm)               “                   “              -
            5. “Marsi”                   (199 x 205 cm)               “                   “ 9 226
            6. “Venusi”      (200 x 205 cm)               “                   “          9 227
 
II.
1. “Adami dhe Eva” punuar me ngjyra vaji (180 x 145 cm).
Prapa tablosë shkruar me pendë figuron ky shënim italisht: “Vepër e Ticiano V. e vitit 1547 origjinal i verifikuar nga shumë profesorë”.
Komisioni mendon se nga stili, tipat e figurave, koloriti dhe kompozimi, kjo vepër të kujton krijimtarinë e Ticianit.
 
2. “Shënmëria me Krishtin” punuar me ngjyra vaji (65 x 48 cm). Është vepër e shquar e pikturës italiane të shekullit XVI të kujton piktorin e madh italian Korrexhio.
 
3. “Familja e shenjtë” punuar mbi dërrasë në teknikën e asaj kohe (26,7 x 37,3 cm) është e shkollës italiane toskane të shekullit XV.
 
4. “Çlirimi i një shenjtori” punuar me ngjyra vaji (57 x 48 cm). Me numër inventari 817. Në pjesën e pasme mban 9 copë vula me këto mbishkrime:
- Galeria nacionale dhe kabineti i gravurave.
- Administrimi i të ardhurave mbretërore.
- Regjistri i eksportimit i Akademisë Mbretërore të Milanos.
Këto vula mendohet të jenë të periudhës së pushtimit austriak.
Komisioni mendon se nga stili, faktura, vizatimi dhe kompozimi të kujton krijimtarinë e piktorit të madh Fjaming Rubens.
           
5. “Peizazh” punuar me vaj (66 x 50,2 cm). Nr. inventari 814 dhe një numër tjetër me ngjyrë të zezë 252. Përmban 8 vula, në njërën prej të cilave përmban mbishkrimin: “Drejtoria e përgjithshme e muzeve të vjetërsisë”.
            6. “Aspekt nga gjuetia” punuar me vaj (73,_  x 96 cm) me nr. inventari 823 dhe një numër tjetër shënuar dy herë 8343, vepër e shekullit XVIII. Autor i panjohur i shkollës italiane.
            7. “Krishti në torturë” punuar me ngjyra vaji (86,7 x 114 cm). Vepër e shekullit XVI.
            Komisioni mendon se nga stili dhe ngjyrat të kujton krijimtarinë e Ticianit.
8. “Natyrë e qetë me rrush e pjeshkë” me ngjyra vaji (64 x 48 cm). Vepër e shek. XVII.
            9. “Natyrë e qetë/ fiq, pjeshkë, qershi” me ngjyra vaji (68 x 48 cm), vepër e shek. XVIII.
            10. “Natyrë e qetë me shpendë” me ngjyra vaji (87 x 119 cm). Vepër e shek. XVII.
            11. “Natyrë e qetë me fruta” me ngjyra vaji (87 x 119 cm). Vepër e shek. XVIII.
            12. “Peizazh me pemë dhe figura” me ngjyra vaji (69 x 104 cm). Vepër e shek. XVIII.
            13. “Peizazh me pemë dhe figura” (69 x 104 cm). Vepër e shek. XVIII.
           
Shënim: Veprat e artit figurativ që përmban ky relacion duhet të ruhen me kujdesin më të madh mbasi ato janë vepra arti me vlerë artistike dhe vjetërsie.
            Ruajtja e tyre konsiston në: Të ruhen nga lagështia, nga thatësia e tepërt, të bëhet një dezinfektim kundër krimbit të drurit, të pastrohen provizorisht nga pluhuri. Të vendosen në një sallë të përshtatshme me ajër e ngrohtësi të kondicionuar. Veprat të vendosen në mur mbasi të jenë bërë shërbimet fillestare të rastit.
            Duke parë se disa nga veprat janë dëmtuar të merret masë për ruajtjen  e tyre duke penguar që të prishen më tej. Veprat kanë nevojë për restaurim por kjo është një çështje e madhe mbasi tani për tani ne nuk kemi specialistë restaurimi. Kështu nuk duhet vënë dorë mbi to veçse ato veprime që mbrojnë si p.sh. vendet ku është grisur kanavaca mund të vihen copa të reja kanavace. Spastrimi i veprave nga pluhuri mund të bëhet me qepë ose me terpentinë të lehtë.
            Për identifikimin e veprave duhet të vazhdojë studimi nga specialistët tanë. Gjithashtu jemi të mendimit që të gjitha veprat duhet të fotografohen me film me ngjyra, nga fotografë specialistë.
            Këto fotografi nëpërmjet ambasadave tona të konsultohen me ndonjë specialist të arteve figurative që mund të jetë mik i vendit tonë.
Këtë ta bëjmë për të marrë mendim dhe të specialistëve të tjerë të huaj të artit rreth identifikimit të këtyre veprave. Kur të kemi shumë a pak arritur në një konkluzion mendojmë se këto vepra mund të vendosen në Galerinë e Arteve të Tiranës dhe t’i bëhen të njohura publikut tonë duke marrë parasysh se këto janë pronë e shtetit tonë.
 
Komisioni:
Odhise Paskali
Foto Stamo
Vilson Kilica
 
Tiranë, më 10.III.1967
 
Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë