Paskuqan, shkolla horror në varreza! Nxënësja me sytë nga varri i babait të ndjerë...Xhelal Mziu 'fle'

Paskuqan, shkolla horror në varreza! Nxënësja me sytë nga varri i babait të ndjerë...Xhelal Mziu 'fle'

Kjo godinë e ndërtuar në vitin 2002, mund të jetë shkolla e vetme në botë e cila është vendosur sipër varrezave. Një situatë që shkakton frikë dhe ankth tek nxënësit çdo ditë. Ndërsa brenda në klasë bëhet mësim, përtej dritares nxënësit i shoqëron pamja e varrezave. Vetëm pak metra e ndajnë dritaren e klasës nga ky punëtor që po punon në gropën e një varri.

“Ndjesi e sertë. Flas për lëndën time. Kam për të bërë përshkrimin e natyrës, instinktivisht zgjas dorën dhe them urdhëro si është koha sot, por ç’të përshkruash, e tërheq dorën pa bërë zë”, tha Adriana Çili, mësuese.

Përmes imazheve satelitore jemi rikthyer “pas në kohë” në vitin 2002 kur shkolla sapo ishte ndërtuar. Nga foto shohim që në atë kohë në varrezat e Babrrusë kishte vetëm disa varre që me kalimin e viteve u shtuan në disa qindra varre të tjerë. Varreza tashmë duket se ka “rrethuar” këtë shkollë.

 

Në video xhirohet teksa klasa e 8 zhvillon mësimin. Teksa të gjithë nxënësit dëgjojnë mësimin, Ardisa qëndron e trishtuar duke para nga dritarja. Sytë e saj kërkojnë për babain, i cili ka ndërruar jetë pak muaj më parë. Ai është varrosur aty, afër klasës ku sot bën mësim e bija.

“E kam të pamundur të qëndroj në klasë”, tha Ardisa Stojku, nxënëse.

Situata në të cilën ndodhet Ardisa sjell trishtim të thellë edhe tek nxënësit e tjerë. Disa prej tyre tregojnë situate edhe më të rënda se kaq. Pak kohë më parë një fëmijë i vogël ndërroi jetë dhe varrimi i tij mes piskamave të prindërve drithëroi të gjithë shkollën.

Drejtori i kësaj shkolle, shpjegon se ish-komuna e Paskuqanit duke mos pasur fonde, dhe duke mos pasur tokë të lirë e ndërtoi shkollën brenda varrezave.

“Kjo është pjesë varrezash, në pjesë varrezash është ndërtuar shkolla. Fajin e ka ish komuna. Sot Bashkia Kamëz as përgjigje nuk na jep”, tha Thanas Anastasi, drejtor i shkollës.

Ky problem është trajtuar disa herë, por për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu, kjo mesa duket është normale. Gjatë mandatit të tij, ai është marrë me emërtime rrugësh nga të çuditshmet, por asnjëherë nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj situate të rëndë

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 08/03/2019 00:55

    Evlad asht koha të Vedisohemi,sa ma heret aqë ma mir për ne,Shpirtat jan tpa vdekshum,Argumentet jan bijat tona i RILINDIN prindet tan,asnji shpirt nuk shkon nvorr me trup,shpirti e ndrron trupin sikur trupi që i nrron teshat,vorrosja ma e mir asht ai vend ku trupi tretet shpejt për me ja lshu vendin tjetrit,RILINDJA pa pengesa trupi dixhet,në mermere nxinet ajo pllam tok peng,në të ardhmen keni me pas edhe ju vet pegesa,pra argumentet jan bane hyzmetin bindeni vet npraktik,KRJUSI I XHITHSIS kurgja nuk man të msheftë,të xhith jemi të barabart VEHDISOHUNI me argumente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ 26 vite Ipeshkv i Shkodrës, Massafra rrëfen për Report Tv arsyet e dorëheqjes! Mesazhet për të rinjtë

Ekskluzive/ 26 vite Ipeshkv i Shkodrës, Massafra rrëfen për Report Tv arsyet e dorëheqjes! Mesazhet për të rinjtë