TIRANË - Një 55-vjeçar humbi jetën pasi e mori rrjedha e lumit. Trupi i pajetë i Dylejman Cukës u gjet nga banorët e zonës pranë urës së Paskuqanit. Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se ai ka tentuar që të kalojë nga njëra anë e lumit në tjetrën duke mos përdorur urën, por furia e ujit që ka qenë në lumë e ka marrë me vete, pa mundur që të dalë në breg.
Policia ka shkuar në vendin ku u gjend trupi i pajetë dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Shëngjin, gjendet trupi i një paraplegjiku në kanal, dyshohet atak kardiak
Ndërkohë në Shëngjin, u gjet një tjetër trupi i pajetë i një paraplegjiku brenda një kanali në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë pikasur trupin e viktimës 64 vjeç bashkë me karrocën e paraplegjikut brenda kanalit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Trupi i pajetë i të moshuarit Skender Dashi është nxjerrë nga kanali dhe është dërguar në morgun e Lezhës për ekspertizë mjeko ligjore.
Efektivë të shumtë të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes por deri tani ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se ai mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak, duke bërë që të humbasë kontrollin e karrocës dhe të përfundojë në kanal.
Në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune, ndërkohë që një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptajra.com
/Shqiptarja.com