Nga nesër do të nisë në terren identifikimi i të gjitha bizneseve të prekura nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se do të hartohet një plan masash në funksion të rimëkëmbjes së biznesit. “Në buxhetin e vitit 2020 janë 20 miliardë lekë për rindërtimin. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është duke konsoliduar një plan gjithë përfshirës. Nuk mendojmë se falja e disa gjobave apo penaliteteve do të ishte praktika më e mirë e ndjekur për të mbështetur biznesin në këtë situatë. Do të monitorojmë situatën për të parë se çfarë plani masash mund të ndërmarrim në funksion të rimëkëmbjes dhe jo vetëm të faljes së penaliteteve”, – tha Denaj.
Ministrja informoi se për të hartuar një plan të tillë masash ka vendosur kontakt me dhomat e tregtisë, duke i ftuar ato të sjellin propozimet e tyre. Ndërsa zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen informoi se nesër nis në terren me ekspertë të Institutit të Statistikave për të bërë një anketim të detajuar të gjitha atyre bizneseve që kanë patur një impakt të drejtpërdrejt negativ nga tërmeti. “Flasim jo vetëm për dëmet që janë shkaktuar në ndërmarrje, por edhe humbjet e të ardhurave të munguara gjatë kësaj periudhe, qoftë edhe inventarë të shkatërruar, dëmet apo humbjet nga punonjës të munguar, për të patur atë faturë financiare që është e nevojshme dhe më pas për të dizenjuar ato masa për të mbështetur këto biznese”, -u shpreh Sorensen. Ndërsa zëvendësministri Elton Haxhi informoi se dëmet e konstatuara si pasojë e fatkeqësisë natyrore në inventar apo në aktive afatgjata do të konsiderohen shpenzime të zbritëshme përtej kufinjve që janë përcaktuar në legjislacionin aktual tatimor
Lajmi kryesor:
Festat e fundvitit/ Qeveria jep 3 mijë lekë shpërblim për pensionistët! Denaj: I morëm nga kursimet e shtetit (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
5 Dhjetor, 16:25
-
Nis tërheqja e bonusit të fundvitit, e marrin 51 mijë pensionistët e parë
3 Dhjetor, 12:57
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025
29 Nëntor, 15:28
-
Fatos Çoçoli: Dy fitoret e para të mëdha për pensionistët
19 Nëntor, 20:05
-
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
18 Nëntor, 07:19
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor, 12:32
-
Ervin Salianji letër një pensionisti nga qelia 6: Bëjë vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh
4 Nëntor, 11:21
-
Xhixho: Rama vazhdon të tallet me pensionistët, indeksimi në 2025 do jetë lëmosha e radhës
4 Nëntor, 09:12
-
Meta reagon nga qelia: Pensionistëve u jepet një lëmoshë! Në 11 vite në pushtet Rama i varfëroi
2 Nëntor, 15:24