Pasqyra deformuese

Pasqyra deformuese

Foto ilustruese

Në një vend ku ka një mijë e një probleme, një mijë e një halle e vështirësi, të sajosh për tym e për dashakeqësi probleme false është gjë e rëndë. Nuk di sesi mund të përkufizohen njerëzit që kalojnë ditë e natë duke menduar genjeshtra, e më pas duke i shpërndarë, ata vetë, dhe shërbyesit e tyre.

Në vend që të mblidhen me seriozitet, përkushtim e qytetari denoncimet për qindra probleme që në të përditshmen tonë hasim në fusha jetësore si shëndetësia, ushqimi, drejtësia, rendi e kriminaliteti, arsimi, uji, dritat etj., një pjesë e shoqërisë, në aleancë me një grup njerëzish të degraduar si nga ana shoqërore ashtu dhe nga ana njerëzore, përpiqet të sajojë.

E këto sajesa, kjo zhurmë absurde, e trashë, me mungesa të thella inteligjence minimale, kjo kakofoni që nga dashakeqët vihet me qëllim në plan të parë, lë pas dore në hije, në mjegull, probleme reale, të vërteta.

Shqiptarëve iu serviren me një ritëm marramendës histori në kufi të absurdeve: të gatuara me pak të vërteta, të përziera me ngjyrime partiake, të shartisura me fakte të deformuara dhe të gjithë bashkë jemi ende duke fërkuar sytë e duke u përpjekur të kuptojmë: Janë sytë tanë që nuk shohin mirë, apo përballë kemi një imazh të deformuar virtual.

Ditë pas ditësh disa hileqarë na vendosin para syve këto pasqyra të deformuara dhe të gjithë bashkë, të shastisur diskutojmë: A është kjo fytyra jonë e vërtetë? A është e jona fytyra në pasqyrat e servirura? Dhe vijmë në një pikë:

A kanë nevojë shqiptarët e 2018 të shohin realitetin përmes pasqyrave të deformuara, apo të gjithë bashkë jemi koshientë që me ato pasqyra argëtohemi sikur shkojmë në cirkun e radhës për të shmangur realitetin. “Hë, sa për të qeshur, si do të më tregojë këtë herë pasqyra e cirkut të radhës?”, mendojmë, dhe vazhdojmë të qeshim si të çmendur para pasqyrave.

Ndërkohë koha kalon, humbim njerëz të dashur, nuk merremi me gjërat tona më të shtrenjta, me njërëzit tanë më të vlefshëm, nuk shohim e dallojmë bukuritë që kemi përreth e që ditën na e zbukurojnë.

Ndaj, le të thyejmë pasqyrat e deformuara, të fikim të pavlefshmit e shoqërisë, t’i kthejmë vëmendjen punës, të pastrojmë nga e përditshmja jonë virtuale e reale të këqinjtë, qehajajtë dhe shpërndarësit e mesazheve qëllimkëqija.

Nëse sot janë në aleancë zullumqarët, nesër, e pashmangshme, radhën e kanë të mirët të dalin në sipërfaqe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë