Pastiçe fshati në tigan
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 filxhan vaj
- 1 filxhan qumësht
- 250 gr makarona
- 100 gr djathë i butë
- 1 tufë majdanoz
- Sallam sipas dëshirës
- Kripë
Përgatitja:
Ziejmë makaronat dhe më pas i kullojmë. Në një tas shtojme vezët, vajin, qumështin dhe kripën. I përziejmë dhe i hedhim në tigan. Pas 2 minutave shtojmë makaronat, majdanozin dhe përsipër sallam të bluar dhe djathin e butë të picës. E kthejmë nga ana tjetër që të piqet njësoj si veprojmë me omletën.
Komento