Pastrim parash 15.6 mil lekë,Durim
Bami vihet nën akuzë nga Prokuroria

Pastrim parash 15.6 mil lekë,Durim<br />Bami vihet nën akuzë nga Prokuroria
Durim Bami personi që shihni në këto pamje i hetuar për atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi përballet sërish me drejtësinë këtë herë për akuzën e pastrimit të parave.

Është prokuroria e Krujës që ka ngritur akuzën ndaj Bamit, duke sqaruar se Bami nga person i pa punë pa të ardhur personale e familjare ka arritur të kryej shitblerje apartamentesh dhe të lidh kontrata sipërmarrje ndërtimi.

Këto transaksione thotë prokuroria Bami i ka kryer në periudhën 2011-2015 me një vlerë prej 15.67 milion lekë.
 
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria e Krujës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim të pandehurin Durim Bami, i akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Nga hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, ka lidhur kontrata për shitblerjen dhe qiradhënien e pasurive, në zyra noteriale të ndryshme. Konkretisht në harkun kohor 2011-2015, i pandehuri ka kryer transaksione të ndryshme në fushën e “Dhënies së huasë” dhe “Blerje apartamenti” në vlerën totale 15.670.000 lekë. Nga ky total, ai ka “dhënë mua” 5 400 000 lek, si edhe pa shpenzuar për “ndërtim të paluajtshëm” vlerën 10.270.000 lekë.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Krujës ka arritur në konkluzionin se ky shtetas, pa pasur asnjë të ardhur financiare të ligjshme (vetjake apo të familjes së tij),  nëpërmjet këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, veprimeve aktive të kundraligjshme, konkretisht formave të paraqitura me poshtë, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

I pandehuri është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, në bazë të të cilave Prokuroria e Krujës ka krijuar bindjen se ka gjeneruar përfitime ekonomike në vlera të konsiderueshme.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)