Tentoi t'i transferonte jashtë vendit, ish-drejtorit të ALUIZNI-t në kohën e Berishës i sekuestrohen 1.5 mln €

TIRANE-Ish-drejtorit të ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës në vitet 2006-2011 Ferdinand Shehu i janë sekuestruar 1.5 mln euro pas hetimit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit. Shehu ka qenë drejtor për Tiranën në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Policia njofton se Shehu kohët e fundit, nëpërmjet një banke private ka tentuar transferimin e 1 milion eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Por pas dyshimeve se shuma është përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria  për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin  për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar "Investimi" duke i bllokuar. Policia e Shtetit deklaron se ish-drejtori i ALUIZNI-t ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Ferdinand Shehu nuk është arrestuar, vetëm pasuria është sekuestruar, ndërkohë që vijojnë hetimet për origjinën e shumës së bllokuar dhe a i justifikon ish-zyrtari i lartë. Por pse u shkarkua Shehu në 2011? Asokohe sipas AKUIZNI-t, Ferdinand Shehu u shkarkua për mungesë të integritetit moral. Argumenti ishte fshehja e të kaluarës e para vitit 1992, ku sipas ALUIZNI-t ai kishte punuar për 4 vite hetues, por edhe efektiv në Ministrinë e Rendit Publik, por nuk i kishte deklaruar në CV.

Përmes manipulimeve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperiencë pune 4-vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës (Urdhri nr.8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi. Mungon në këtë jetëshkrim dhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik (shkresa nr. 272, datë 13.04.1992) në profilin e kriminalistikës”, thuhej në deklaratën e ALUIZNI-t në 2011 kur u shkarkua. Në vitet 2009 dhe 2013 ai ka qenë kandidat për deputet nga PD-ja, por nuk arriti qe te fitonte, ndërsa në 2015 me siglën e LZHK-së u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ferdinand Shehu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 01/08/2019 13:07

    Po drejtorin e aluizmit te Fieri qe tani drejton Tiranen qe ka me dhjetra banesa, prona dhe lokale ne Tirane dhe qe Rama e solli nga Fieri ne Tirane kur do ta arrestoni dhe ti konfiskoni pronat? Shtepine ky horri i aluizmit - Driza e ka blere te 21 dhjetori per 100.000 euro ne emer te babait. Apo keta hajduerit e PS-se jane te mire?

    Përgjigju
  • Ka lezet: 01/08/2019 12:45

    Mire qe kane vjedhur sa s'dine ku ti mbeshejn parat, po me e keqja eshte se kan futur gjithe Shqiperin ne hasmeri se per nje truall u kan marr lek 7 "pronarve" qe vriten me njeri tjetrin se i kan te gjithe me "letra" te rregullta.keq me vin po paskshem qe popull i lig..keshtu do vazhdoj historia e shqiptarve me tja futur njeri tjetrit

    Përgjigju
  • Brumi: 01/08/2019 12:21

    Shikoni sa miliona dhe prona ka blere Shaban Memia, Arka e felliqur e PDse. Hetoni e shikoni cfare do te zbuloni

    Përgjigju
  • Faik: 01/08/2019 12:18

    Arrestojeni BANDITIN , KRYEKRRIMINELIN dhe KRYEHAJDUTIN E PD KRRIMIT dhe HAJDUTËRISË !!! ME këta lloj HORRASH dhe HAJDUTËSH të URRYER , duhet të merret vërtet EDI RAMA , dhe JO me CIROMKAT !!!! KY KRYEKUSAR është një "PESHKAQEN OQEANI" , prandaj Qeveria duhet ta marri Seriozisht këta lloj KUSARËSH dhe HAJDUTA ORDINERË , që kanë VJEDHUR dhe GRABITUR PARATË E POPULLIT

    Përgjigju
  • Feliks: 01/08/2019 12:11

    Mire e keni ka gabu se duhet ti pastronte ne Tirane jo jasht qeni poshter :)

    Përgjigju
  • geg hyseni: 01/08/2019 12:01

    Ky vlonjati bashke me ekipin e tij zevendesoi ekipin tropojan te Shaban Memise ne krye te ALUIZNIT...Ore, paskan qene lule tropojanet, ankoheshin qytetaret, se keta vlonjatet nuk pranoine ryshfetin ne leke, por vetem ne EURO...Dhe ja ku ju doli tymi..Por mos prisni ndeshkim, ka vetem tym miq te mi..mbasi duhet te ishte menjehere pas hekurave.

    Përgjigju
  • ce: 01/08/2019 11:52

    O bASHA PO KY DREJTORI QE ZEVENDESOI shefin ushtarak te partise demokratike Shaban Memine, bankomat i kujt eshte ? meqenese Dako sipas teje ishte i Edit, ishalla na e tregon shpejt se kush nga kupola e pd-leshelise furnizohesh me para te pista tek bankomati i drejtor Ferdinabd shehut,,,, kjo eshte fytyra e juaj dhe thoni se keni 85% mbeshtetje,,,turp

    Përgjigju
  • Populli: 01/08/2019 11:50

    Vemie si puna e këtij Bastardi i kanë pirë dhe po ja pijnë gjakun atij vëndi dhe populli. Ilace i bëfshit lekët e grabitura!!

    Përgjigju
  • Fatos Kamberi: 01/08/2019 11:43

    Procesi I legalizimeve dihet we eshte nje farse e skandal spektakolar. Tani thjesht Po dalin emra e shuma, por Jane gjera qe gjithe Shqiperia I di. Do vije dita qe to permbyset gjithcka e zaptusit do fillojne te qajne me letra koti ne duar. Albanistan hesap

    Përgjigju
  • Aninim: 01/08/2019 11:15

    Damiani 1.5 ml euro i ka lek xhepi per kafe

    Përgjigju
  • Tatim paguesi: 01/08/2019 11:06

    Me këto persona të merret kryeministri, ministri i financave dhe hetimi tatimor. Por ata janë SHUMË TË NGARKUAR sepse merren me biznesin e vogël. Merren me kuponin e byrekeve dhe të brekëve. Merret me ndryshime të legjislacionit tatimor çdo tre muaj. Merret me detyrimin e biznesit për të hapur llogari bankare (me kosto mujore). Me detyrimin për të blerë kasa të reja fiskale (ose përshtatjen me transmetim online për të vjetrat me kosto shtesë) pra bën gjithçka për tja vështirësuar punën të vegjëlve dhe të dobteve. Ndërsa shtetarët, oligarket e kriminelët forcohen e pasurohen çdo ditë e më shumë! Pastaj pse nuk publikohet emri i këtij zyrtari???? Po të ishte ndonjë fukara që nuk paguante energjinë (nga fukarallëku) ose ndonjë biznes që nuk dha kupon do të dilte në TV me zë e figurë duke U trumperuar si fitore e madhe e qeverisë dhe policisë! Ky është absurdi shqiptar!!!

    Përgjigju
  • emri: 01/08/2019 11:04

    na jepni emrin

    Përgjigju
    • Kola: 01/08/2019 21:58

      Sherbimeve sekrete te brendeshme, per nje periudhe te kufizuar, tu jepen kompetenca ekzekutive dhe te hetimit, akuzes, per veprat e korrupsionit, etj. Kaq, si fillim. Dhe, ne vijim cdo gje do te shkoje si jo me mire, perfekt.

    • Kola: 01/08/2019 21:54

      Nuk di cfare te them. Moment i veshtire. As SPAK nuk do te beje gje. SPAK, me njerez te familjarizuar me korrupsionin Cfare duhet bere? Te fuqizohen sherbimet sekrete te brendeshe, duke u dhene ne menyre te kontrolluar kompetenca ekzekutive dhe te hetimit sipas Kodit te Procedures Penale. Kjo si fillim.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje