Pastrimi i drejtësisë/ Si u rrëzuan gjyqtarët e Gërdecit dhe 21 Janarit

Pastrimi i drejtësisë/ Si u rrëzuan gjyqtarët e Gërdecit dhe 21 Janarit

Foto nga protesta e 21 Janarit

Shpërthimi i Gërdecit dhe vrasjet e 21 Janarit janë dy ngjarje, të cilat kanë shënjuar qeverisjen tetëvjeçare të Sali Berishës, përgjegjësit për të cilat nuk u ndëshkuan nga drejtësia shqiptare, pikërisht për shkak të ndikimit të politikës mbi drejtësinë.

Gjyqtarët, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për mbylljen e këtyre dy dosjeve, duke shpëtuar nga përgjegjësia penale ish-kryeministrin Berisha, u rrëzuan nga ‘kosa’ e Vetingut për fshehje pasurie, pasuri të paligjshme, vjedhje dyqanesh, fshehje dënimesh dhe për lidhje me krimin.

Gjyqtari i Apelit Ervin Metalla, pjesë e treshes gjyqësore të Apelit, së bashku me Evjeni Sinoimerin dhe Agim Bendon, të cilët vrasjet e kryera nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideruar "vrasje nga pakujdesia", u shkarkua si i papërshtatshëm për të ushtruar detyrën. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas hetimit të thelluar, arriti në konkluzionin se gjyqtari Metalla Ervin Metalla kishte kryer një seri transaksionesh fiktive me qëllim përfitimin e padrejtë të një kredie të butë, që financohet nga buxheti i shtetit si dhe kishte fshehur një pjesë të pasurisë.

Dy gjyqtarët e tjerë, Evjeni Sinoimeri dhe Agim Bendo nuk ka dalë ende para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kosës së Vetingut nuk i shpëtoi dot as anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, i cili ka gjykuar dosjen e 21 Janarit, pas vendimeve në dy shkallët më të ulëta. Ndreca ka vulosur edhe përmbysjen nga KQZ të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, ku u shpall fitues Lulzim Basha pas humbjes përballë Edi Ramës, me një diferencë të ngushtë votash. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkonte nga detyra Tom Ndrecën, pasi nga hetimi i thelluar rezultoi se nuk kishte deklaruar në formularin e kontrollit të figurës faktin se kunati i tij ishte arrestuar për drogë. Gjithashtu, sipas KPK, gjyqtari Ndreca nuk justifikonte pasurinë.

Pjesë e kolegjit që rrëzoi rekursin e prokurorisë për 21 Janarin ka qenë edhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ky i fundit ka kaluar komisionin e parë të Vetingut, por vendimi për fatin e tij do të merret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas një kërkese nga Komisioneri Publik për një hetim më të thelluar rreth pasurisë së tij. Anëtari tjetër Aleksandër Muskaj u largua nga detyra një vit më parë për shkak të mbarimit të mandatit.

Shkëlzen Selimi

Anëtari i Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi ka marrë pjesë si në gjykimin e dosjes së 21 Janarit ashtu edhe në gjykimin e dosjes së Gërdecit. Selimi ishte pjesë e trupit gjykues të përbërë nga Tom Ndreca, Admir Thanza, Medi Bici dhe Ardian Nuni, të cilët nuk pranuan rekursin e prokurorisë për dosjen Gërdeci, duke e quajtur shpërthimin një aksident teknologjik, siç edhe e quante Berisha.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkonte nga detyra Shkëlzen Selimin për kontakte të papërshtatshme me krimin. Anëtari tjetër Admir Thanza, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së Gërdecit, u shkarkua nga detyra për fshehjen e një dënimi në Itali për vjedhje të një dyqani, për fshehje të pasurisë dhe kontaktet të papërshtatshme me krimin. Gjyqtarët e tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në mbylljen e dosjes së Gërdecit do të dalin gjatë javëve dhe muajve në vijim para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me verifikimin e pasurisë së deklaruar dhe zbulimin e pasurive të fshehura, nëse kanë.

Fati i gjyqtarëve të 21 Janarit dhe Gërdecit

  1. Ervin Metalla, pjesë e treshes gjykuese së Apelimit, e cila vrasjet e kryera nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideroi "vrasje nga pakujdesia". Meta u shkarkuar nga KPK për fshehje pasurie dhe përfitim të padrejtë të një kredie të butë.
  2. Tom Ndreca, relator i dosjes së 21 Janarit në Gjykatën e Lartë, e cila rrëzoi rekursin e prokurorisë. Ndreca u shkarkuar nga detyra nga KPK se kishte fshehur fakti se kunati i tij ishte arrestuar për drogë, ndërsa nuk justifikonte pasurinë.
  3. Edmond Islamaj, pjesë e kolegjit që rrëzoi rekursin e prokurorisë për 21 Janarin, konfirmuar në detyrë nga KPK, ankimuar vendimi nga Komisioneri Publik, vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
  4. Shkëlzen Selimi, pjesë e kolegjeve pranë Gjykatës së Lartë për gjykimin e dosjes së 21 Janarit dhe Gërdecit, ku janë rrëzuar rekurset e prokurorisë. Selimi u shkarkuar nga detyra nga KPK për kontakte të papërshtatshme me krimin.
  5. Admir Thanza, pjesë e kolegjit pranë Gjykatës së Lartë që gjykoi dosjen e Gërdecit, ku u hodh poshtë rekursi i prokurorisë. Thanza u shkarkua nga KPK për fshehjen e një dënimi në Itali për vjedhje të një dyqani, për fshehje të pasurisë dhe kontaktet të papërshtatshme me krimin.
  6. Medi Bici, pjesë e kolegjit pranë Gjykatës së Lartë që gjykoi dosjen e Gërdecit, është formuar në detyrë nga KPK.
  7. Ardian Nuni, pjesë e kolegjit pranë Gjykatës së Lartë që gjykoi dosjen e Gërdecit i larguar nga detyra për shkak të mbarimit të mandatit.
  8. Aleksandër Muskaj, pjesë e kolegjit penal pranë Gjykatës së Lartë që mbylli dosjen e 21 Janarit, i larguar nga detyra për shkak të mbarimit të mandatit.
  9. Evjeni Sinoimeri, pjesë e treshes gjykuese të Apelit që gjykoi dosjen e 21 Janarit, ende pa vendim nga KPK
  10. Besnik Hoxha, pjesë e trupës gjykuese së shkallës së parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardistin Agim Llupo, ende pa vendim nga KPK.
  11. Arjana Caco, pjesë e trupës gjykuese së shkallës së parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardistin Agim Llupo, ende pa vendim nga KPK.
  12. Ardiana Bera, pjesë e trupës gjykuese së shkallës së parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardistin Agim Llupo, ende pa vendim nga KPK. 
  13. Ridvan Hado, pjesë e treshes së gjyqtarëve të Apelit që gjykoi dosjen Gërdeci, ende pa vendim nga KPK. 
  14. Shefkie Demiraj, pjesë e treshes së gjyqtarëve të Apelit që gjykoi dosjen Gërdeci, ende pa vendim nga KPK. 
  15. Fatmira Hajdarin, pjesë e treshes së gjyqtarëve të Apelit që gjykoi dosjen Gërdeci, ende pa vendim nga KPK. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jon: 21/08/2018 12:48

    Një jetë nëpër gjyqe do ta kalojnë të gjithë plerat e padrejtësisë shqiptare . Do bënin mirë të kërkonin një falje publike të paktën të flenë të qetë viktimat e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat