Pasuri miliona euro të fshehura pas pensionistëve! 'Anti KÇK' nis punën në 7 qytete, 60 pasuri të botës së krimit në filtrin e strukturës speciale

Tirana, Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë janë qytetet ku Njësia Speciale Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të paktët 'anti-KÇK' do të nis goditjet e para.

Burime për Report Tv nga kjo njësi bënë me dije se përgjatë periudhës përgatitore janë identifikuar mbi 60 pasuri të shtrira në këto qytete që arrijnë vlera nga 200 mijë euro e deri në 10-15 milion euro me prejardhje nga aktivitetet kriminale, të drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal.

Njësia nën vartësin e policisë së shtetit e cila do të jetë aktive në terren deri më 31.12.2020 fokus të saj do të ketë ndjekjen e parasë për të arritur tek bosët reale që fshihen pas tyre por në terren kanë pronar fiktiv.

Shumica e këtyre pasurive sqaruan burimet i përkasin adoleshentëve të cilët s'kanë punuar një ditë në jetën e tyre apo personave 70-75 vjeç të cilët të ardhur kanë vetëm pensionin por rezultojnë milioner duke mos justifikuar shpenzimet e kryera në këto investime.

Këto kompani të verifikuara më herët shtrihen në fushën e ndërtimit, shërbimeve, hidrosanitareve, hoteleri turizëm dhe linjat e transportit të udhëtarëve treguan disa prej agjentëve të OFL për Report Tv.

Çdo personi të cilit do ti vendoset sekuestro preventive afati i lënë nga shteti për të justifikuar me fatura, transaksione burimin e ligjshëm të pasurisë do të jetë 30 ditë në të kundërt ajo më pas me miratimin e gjykatës do të kaloj për llogari të shtetit me konfiskim.

Ndërsa ata zyrtarë lokal përfshi hipotekat, tatimet, zyrën e pastrimit të parave që do të refuzojnë të zbatojnë vendimet e marra në kuadër të operacionit për gjurmimin e parave do të ndiqen penalisht dhe do të merren masa administrative deri në shkarkim nga detyra, sakson akti normativ tashmë në fuqi.

Pjesë e kësaj njësie speciale do të jenë nga trupat më të mirë speciale që ka policia e shtetit deri tek ekspertët e krimeve kompjuterike, ekonomike dhe ata të përdorimit të teknologjive të avancuara të komunikimit, vëzhgimit dhe ndjekjes në terren, ndërsa selia e tyre është pranë repartit RENEA.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 03/02/2020 21:13

    Do me vinte mire qe te fillojej nga koka dhe kokat jane Presidenti, Kryeministri, kryetatert e partive te medha dhe keshtu me rralle. Kryeministri po e ben sic ew beri partia mbas luftes se dyte boterore qe ju a mblodhi pasurine tregtarve te ndershem te asaj kohe ndersa sot e kane me gjak droge kete pasuri dhe pa tjeter duhet sekuestruar po ne te mire te partise ku do i coj ne bankat e tyre neper vendet e botes se po e shikojne qe ju vjen fundi dhe ti gezojne me femijet,niper,mbesat e tyre te rrojne si krajla f...in

    Përgjigju
  • Vlora: 03/02/2020 10:03

    KCK e parë fare është drejtori ARDI VELIU ka qënë në biznes ndërtimi me MARION MITRON kur punonin bashkë në policinë bashkiake Vlorë. Të dali e të thotë jo Drejtori po qe se nuk është e vërtet. Kontrolloni të parin Ardi veliun për Pasurit që ka në emra të të tjerve.

    Përgjigju
  • Astrit: 03/02/2020 08:42

    Njeri prej atyre qe jane mbrapa FAFA eshte ish-zv.drejtori pergjithshem Altin Qato.

    Përgjigju
  • Liku: 03/02/2020 08:35

    Ed Rama me këtë veprim po luan fort për të mir të këtij populli stër të shtrydhur. Mendoj se ja ka gjetur venën kryesore të këtyre palo kriminelëve. Hallall me shpirt.

    Përgjigju
  • Vlora: 03/02/2020 07:05

    Pasurite e mikut te likes Bes Kardillakut kur do i hetoni ??? Apo nga gjiza ne frutadeti ai ... te rroj like bossi

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 03/02/2020 02:20

    E dine mire nga duhet tja fillojne,dhe dine mire nga do ja fillojne. Mos harxhoni fryme kot , vk edhe kesaj here.

    Përgjigju
  • Kck: 02/02/2020 22:36

    Po ik e kap gjyqtare e prokuror qe jan perjashtu nga kpk per pasuri Te paligjshme, ti dashke per tre dite pezullimin e gjyqtareve e prkurorreve nga policia. Hajde ligj qe ke bere e pastaj ky gjytari i pezulluar do shkoj ke Gjykata qe punon vete Te beje ankese per pezullimin qe i ka bere policia,,,,, yt se lat nam,,, Ku i gjetet kta juriste,,, mendova Se Ai manja merr vesh cik Me shume,,,, apo ishte Ai genci gjoncaj qe e ka bere kete ligjin per ti hyre Te gjatit ne qejf.

    Përgjigju
  • Spiuni: 02/02/2020 19:03

    Ja shqiptaret spiuna pa lek u lumt ka*i qe jan pasuruar keni inat e ka*in do ju han prap

    Përgjigju
  • Luani: 02/02/2020 17:13

    Kontrolloni resortin FAFA në Durrës.Pronari nga polic u bë milioner.Kërkojani burimin e parave.Nga i gjeti.

    Përgjigju
    • Luan: 02/02/2020 17:57

      Fiks. Nga polic u bo pronar. Dihet qe ka tjere mbrapa

  • arseni: 02/02/2020 17:03

    duroni thot i gjati te shohim

    Përgjigju
  • Robi: 02/02/2020 16:41

    Ishalla vijne dhe ne Durres dhe u kthejne qytetareve te Durresit bregun e detit tek vollga qe monstra e ka kthyer parking duke penguar vazhdimin e Lungomares

    Përgjigju
  • Dori: 02/02/2020 14:09

    Ta fillojn nga paramentaret pastaj me popullin. Peshku qelbet nga koka jo nga bishti..

    Përgjigju
  • tori: 02/02/2020 12:47

    E perseris per disaten here:Hotel Europa ne Shkoder eshte prone e ILIR METES e me dokumenta e A.Celes.Te hetohet pasuria e A.Celes i cili nga pabuks u gdhi supermilioner

    Përgjigju
    • ela: 02/02/2020 14:23

      po ke te drejte,jo vetem kjo po ne shkoder me agron cela ka mare autorizimin dhe per verifikimin e sahateve nepermjet metriologjise ,dhe keshit ku qarkullojne miliarda leke dhe kesh dhe dpm kane qene prona private e ilir metes pavarsisht se vareshin nga shteti dhe ku akoma keto dy institucione i sherbejne ilir metes nepermjet stafit qe kane ne keto dy institucione

  • Miri: 02/02/2020 12:08

    Kontrolle te forta në Vlore, për 30 vjet bene pasurira me droge vlonjatete

    Përgjigju
    • Avshhhhh nga: 03/02/2020 07:03

      Avsh or trim... mos u nxe... se vlonjatet nuk i ben te gjthe leket me droge por k dhe nga ata qei ben me djerse... Te ndryshoj ligji i deklarimit te teardhurave ... te filloj me detyrim deklarimi nga 0 leke e larte

  • Me ne fund edhe Krimineleve po Ju vjen Fundi..: 02/02/2020 11:34

    Si atyre Politikane apo atyre Ordinere.. Drejtesia vonon por nuk mund ta ndalosh.. Avash avash Shqiptaret do tju jepet mundesia te Jetojne te lire dhe te qehte. Populli duhet tja dije per nder USA dhe. Evropianeve..

    Përgjigju
  • Edmond Dantes: 02/02/2020 11:10

    Nuk lufohet me KCK me 30 pompa se kemi bo nga 100 pompa me kohe per 2 min , luftohet do dhen dorheqjen

    Përgjigju
    • dada: 02/02/2020 21:22

      pasurit e ketyre kengetareve apo humoristeve katundare qe jane bere miljoner me aet do kontrollohen?

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020