Kërkohet nga Italia për trafik droge,
s'pranohet ekstradimi i 'Ben Qimes'

Kërkohet nga Italia për trafik droge,<br />s'pranohet ekstradimi i 'Ben Qimes'
Rrëzohet ekstradimi për në Itali i Arben Isufajt që njihet ndryshe në Fier me nofkën “Ben Qimja” dhe që akuzohet në Itali për trafik kokaine. Vendimi që refuzon dorëzimin e Isufajt tek autoritet italiane është marrë ditën e djeshme nga gjykata e Fierit.

Njëherësh me këtë gjykata ka urdhëruar heqjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj shtetasit Arben Isufaj. Nga përmbajtja e këtij vendimi i është bërë faktit një interpretim i ndryshëm,nga sa është bërë në vendimin e gjykatës së Torinos Itali të datës 22 qershor 2010, me të cilin është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” si dhe është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale të pjesëmarrjes në organizaten kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjykata e Lartë
Ekstradimi i biznesmenit të Fierit Arben Isufaj që njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja” u fut në udhëkryq tepër të ndërlikuar dhe që solli dështimin e ekstradimit të tij në Itali. Situata është përkeqësuar pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, e cila pak kohë më parë ka marrë një vendim, duke vendosur të pranojë kërkesën e avokatëve mbrojtës të Isufajt, për kalimin e dosjes penale për shqyrtim në gjykatën e Fierit dhe jo në atë të Tiranës ku ishte zhvilluar.

Vendimi është marrë nga një kolegj penal i kryesuar nga relatori Aleksandër Muskaj. Një veprim i tillë ka ndodhur në kushtet kur gjykata e Tiranës kishte vendosur “pro” ekstradimit të Arben Isufaj, dhe se pritej që në datën 9 korrik 2014 të zhvillohej seanca e rradhës në Gjykatën e Apelit Tiranë. Mirëpo procesi ka hyrë në një udhëkryq të ndërlikuar pasi dhe vetë gjykata e Apelit Tiranë vendosi të pushojë çështjen, duke shpallur moskopetencën pasi dosja kishte mbërritur në Fier.

Inspektimi i KLD
Për lirimin e Arben Isufajt Këshilli i Lartë i Drejtësisë disa kohë më parë nisi një inspektim për të verifikuar procedurën ligjore që ishte ndjekur nga gjykata e Fierit. Gjyqtarja Igerta Hysi që liroi Arben Isufaj, sot e kësaj dite vijon punën qetësisht ndërkohë që nga ana e saj KLD nuk ka dhënë asnjë konkluzjon rreth këtij inspektimi. KLD nuk ka marrë asnjë masë edhe për disa gjyqtarë të tjerë në Vlorë, për të cilët ka njoftuar se kishte nisur inspektimet por në fakt në asnjë rast nuk ka dalë me një konkluzjon përfundimtar.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër