Pasuria prej 50 milionë dollarësh e Kirk Douglas shkon për bamirësi

Pasuria prej 50 milionë dollarësh e Kirk Douglas shkon për bamirësi

Kirk me bashkëshorten

E gjithë pasuria e legjendës hollivudiane, Kirk Douglas do të shkojë për bamirësi.

Aktori i famshëm ndërroi jetë në fillim të këtij muaji në moshën 103-vjeçare dhe është varrosur më 7 shkurt në Westwood Memorial të Los Angelesit.

Sipas mediave të huaja,  Kirk nuk ia la pasurinë djalit të tij, aktorit të njohur Michael Douglas, pasi ai ka pasuri të madhe.

Që nga viti 2020, vlera neto e Michael vlerësohet të jetë afërsisht 300 milionë dollarë, kështu që 50 milionë dollarët e të ndjerit do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

Shëndeti i Kirk ishte në rënie që nga viti 1996 kur pësoi një goditje në tru, por ai vazhdoi të luante herë pas here në projekte si seriali televiziv “Touched By An Angel”, dhe filmi në vitin 2003 “He Runs In The Family”.

Kirk dhe Michael

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital