Pasuria, Shkëlzeni dhe Argita
800 mijë euro fitime në një vit

Pasuria, Shkëlzeni dhe Argita<br />800 mijë euro fitime në një vit
Rrëzimi Sali Berishës nga pushteti nuk ka ndikuar aspak në nivelin e të ardhurave vjetore të fëmijëve të tij, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Fëmijët e ish-kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha, vijojnë të deklarojnë qindra mijëra euro të ardhura në vit, para që burojnë kryesisht nga aktiviteti si konsulentë ligjorë, shitja e pasurive të paluajtshme, interesat bankare, qiratë, punësimi etj.

Shqiptarja.com zbardh deklaratën e pasurisë së familjes Berisha për vitin 2016, ku bie në sy intensiteti i transaksioneve bankare dhe shumave të mëdha. Si asnjëherë më parë, Shkëlzen Berisha, vetëm për vitin 2016, deklaron rreth 700 mijë euro të ardhura. Në deklaratën e pasurisë dorëzuar pranë ILDKP, djali i ish-kryeministrit deklaron 600 mijë euro të ardhura të krijuara nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Në deklaratën e pasurisë nuk specifikohet se çfarë pasurish ka shitur dhe kujt ia ka shitur. Po ashtu, Shkëlzen Berisha deklaron 3 000 000 lekë të ardhura nga aktiviteti si konsulent ligjor dhe 47 mijë euro të ardhura nga qiratë.

Gjithashtu, Shkëlzeni ka përfunduar shlyerjen e një kredie prej 252 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti. Djali i ish-kryeministrit deklaron 130 630 euro dhe 2 133 215 lekë të shtuara në llogari, ndërsa një tjetër llogari i është pakësuar me 174 521 euro.

Nga puna ai ka fituar 961 956 lekë, ndërsa thotë se i ka dhënë 250 mijë euro i borxh një kompanie. Pronari i kësaj kompanie, sipas deklaratës së pasurisë, është vetë Shkëlzen Berisha, me 100 për qind të aksioneve. Po ashtu, Shkëlzeni vijon të shlyejë një kredi për blerje makine, konkretisht ka shlyer 12 912 euro, ndërsa i kanë mbetur edhe 11 460 euro.

Disa vite më parë, Shkëlzeni ka marrë dy kredi, 55 000 euro dhe 85 000 euro për blerje automjeti. Referuar gjithnjë deklaratës së pasurisë, të ardhurat kryesore të Shkëlzenit për vitin 2016 burojnë nga shitja e pasurive të paluajtshme, të vëna vite më parë. Ndërkaq, të ardhurat e tij nga ndërmjetësimi i shitblerjeve të pronave janë disa herë më të ulëta se sa vite më parë, kur deklaronte deri në 300 mijë euro të ardhura në vit.   

Argita Berisha
E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha, për vitin 2016, deklaron 34 mijë euro shtesa në një llogari bankare. Të tjera llogari bankare i janë shtuar me 659 619 lekë, 408 USD, 8 cent, 78 USD, 31 USD, 222 527 lekë, 1 350 225 lekë, 15 955 euro dhe 798 084 lekë. Argita Berisha, në deklaratën e pasurisë të dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, deklaron 34 mijë euro të ardhura nga qiratë. Zonja në fjalë deklaron gjithashtu 1 031 646 lekë rrogë në Fakultetin e Drejtësisë, 1 149 936 lekë të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, 640 869 lekë të ardhura nga e drejta e autorit, 600 USD të ardhura nga interesi, 20 400 lekë të ardhura nga Rektorati dhe 642 691 lekë honorare dhe shpërblime.

Sali Berisha
Ndryshe nga fëmijët, të ardhurat e ish-kryeministrit Sali Berisha, burojnë nga paga si deputet dhe disa interesa bankare. Për vitin 2016, Berisha ka deklaruar pranë ILDKP 1 387 897 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblime në Kuvend, 141 020 lekë të ardhura nga dieta në Kuvend si dhe 647 640 lekë të ardhura nga pensioni i ish-pozicionit të punës. Nga të ardhurat nga paga, Berisha thotë se një llogari bankare i është shtuar me 1 056 745 lekë. Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, deklarojnë edhe shatë llogari të tjetra bankare, por ndryshimet sa i takon vlerës së tyre janë modeste.
 
Pasuria e familjes Berisha për vitin 2016
 
Sali Berisha, pasuria për 2016
Llogari në emër të Sali Berishës, shtuar me 1 056 745 lekë.
Llogari në emër të Sali Berishës, shtuar me 3 USD.
Llogari në emër të Sali Berishës, nuk ka ndryshim.
Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës, pakësuar me 37 euro.
Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës, pakësuar me 18 USD. 
Llogari në emër të Liri Berishës, shtuar me 1 149 lekë.
Llogari në emër të Liri Berishës, shtuar me 128 lekë.
Llogari në emër të Liri Berishës, nuk ka ndryshim.
Sali Berisha, të ardhura nga paga dhe shpërblime në Kuvend, 1 387 897 lekë.
Të ardhura nga dieta në Kuvend, 141 020 lekë.
Të ardhura nga pensioni i ish-pozicioni i punës, 647 640 lekë.
Të ardhura nga pensioni, Liri Berisha, zero.
Të ardhura nga interesat bankare, Sali dhe Liri Berisha, 690 lekë.
 
Shkëlzen Berisha, pasuria për 2016
Të ardhura të krijuara nga shitja e pasurive të paluajtshme, 600 000 mijë euro.
Të ardhura nga konsulenca juridike, 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 47 956 euro.
Llogari në lekë shtuar me 2 133 215 lekë.
Llogari në euro shtuar me 130 630 euro.
Është mbyllur kredia për blerje apartamenti, 252 998 euro.
Llogari bankare pakësuar me 152 euro.
Llogari bankare pakësuar me 174 521 euro.
Llogari bankare pakësuar me 1 790 euro, 42 543 lekë.
Të ardhura nga punësimi, 961 956 lekë.
Shuma për 250 000 eurosh i është dhënë borxh kompanisë...ku pronar është Shkëlzen Berisha.
Vazhdon kredia për blerjen e makinës, shlyer 12 912 euro, detyrimi i mbetur 11 460 euro.
 
Argita Berisha, pasuria për 2016
Llogari bankare shtuar me 659 619 lekë.
Llogari bankare në euro, zero.
Llogari bankare në USD, shtuar me 408 USD.
Llogari bankare shtuar me 8 cent.
Llogari bankare shtuar me 78 USD.
Llogari bankare shtuar me 31 USD.
Llogari bankare shtuar 34 768 euro.
Llogari bankare në lekë, shtuar me 222 527 lekë.
Llogari bankare shtuar me 1 350 225 lekë.
Llogari bankare pakësuar me 5 euro.
Llogari bankare, zero euro.
Llogari bankare shtuar me 15 955 euro.
Llogari bankare shtuar me 11 USD.
Llogari bankare shtuar me 798 084 lekë.
Rroga në Fakultetin e Drejtësisë, 1 031 646 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, 1 149 936 lekë.
Të ardhura nga e drejta e autorit, 640 869 lekë.
Të ardhura nga qiratë, 34 800 euro.
Të ardhura nga interesi, 600 USD.
Të ardhura nga Rektorati, 20 400 lekë.
Honorare dhe shpërblime, 642 691 lekë.
 
Argita Berisha, pasuria për 2015
Shtesë llogarie, + 520,307 lekë.
Pakësim llogarie, -45,454 euro.
Shtesë llogarie, + 24,00.00 USD.
Pakësim llogarie, -45,279 euro.
Shtesë llogarie, + 52,108 USD.
Shtesë llogarie, +110,332 USD.
Pakësim llogarie, -131,142 euro.
Pakësim llogarie, -329,200 lekë.
Shtesë llogarie, 296,074 lekë.
Pakësim llogarie, -5,00 euro.
Pakësim llogarie, -117,921 euro.
Shtesë llogarie, +133,090 USD.
Shtesë llogarie, + 20,000 USD.
Shitje dyqani, 28 m 2, 45,000 euro.
Blerja apartamenti 128 m 2, 179,000 euro.
Blerja bodrumi, 26,370 euro.
Rroga vjetore në fakultet, 916,299 lekë.
Mësimdhënie në fakultete të tjera, 1,025,000 lekë.
Të ardhura nga e drejta e autorit, 459,236 lekë.
Të ardhura nga qiratë, 42,900 euro.
Të ardhura nga interesi, 19,475 lekë.
Të ardhura nga rektorati, 61,200 lekë.
Honorare dhe shpërblime, 949,047 lekë.
Të ardhura nga shitja e dyqanit, 45.000 euro.
  
Pasuria e Shkëlzen Berishës ndër vite
 
Pasuria për vitin 2015
Pakësim llogarie, -156.00 euro.
Shtim llogarie, + 6,156.00 euro.
Shtim llogarie, + 995,400 lekë.
Pakësim llogarie, - 8,308.22 euro.
Llogari rrjedhëse, - 1 271 lekë.
Llogari rrjedhëse, + 5 892.91 lekë.
Llogari e re, + 96,547.23 euro.
Të ardhura nga konsulenca juridike, 1.000.000 lekë.
Të ardhura nga punësimi, 759.789 lekë.
Të ardhura nga qeraja, 47,956 euro.
Kredi për apartament, 254.005 euro, shlyer 29.154 euro.
Kredi për makinë, 23,222.10 euro, shlyer 12,912 euro.
Kontratë qiraje në Lundër, 18,000 euro.
 
Pasuria për vitin 2014
Të ardhura nga rroga nga "Albanian Legal Company", 1 266 628 lekë.
Të ardhura nga dividenti nga "Albanian Legal Company", 954 068 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 50 350euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 17 673 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 46 932,75 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 156 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 1 621 719 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 1 279,66 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Suedi, shtuar me 7 300 korona suedeze.
Kredi bankare 277 200 euro.
Detyrim huaje 34 222 euro.
 
Pasuria për vitin 2013
Blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, 346 500 euro.
Të ardhura nga konsulenca ligjore 4 520 814 lekë.
Të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira, 31 964 euro.
Marrje kredie me vlerë 277 200 euro për blerje apartamenti.
Pagesë detyrimi me vlerë 2 796 euro për kredi.
Pagesë detyrimi me vlerë 9 673 euro për kredi për blerje automjeti.
Pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.
 
Pasuria për vitin 2012
Të ardhura nga aktiviteti në fushën e konsulencës ligjore 5 668 384 lekë.
Kredie 55 000 euro për blerje automjeti.
Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro.
Pagesë detyrimi 3 228 euro për kredi bankare për blerje automjeti.
Pagesë detyrimi 12 000 euro për marrje me qira të një banese në Farkë.
 
Pasuria për 2011
Llogari rrjedhëse në Bankën Credins, pakësuar me 368 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 23 652. 68 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 360 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 2 067. 91 euro.
Llogari rrjedhëse në bakën SEB, pakësuar me 5 145 13 SEK.
Të ardhura si konsulent juridik 1 842 680 lekë.
Kontratë qiraje të një banese në adresën Vila B9, Kompleksi Garden Vila, Fshati Lundër, Komuna Farkë, 12 000 euro.
 
Pasuria për vitin 2010
Shtuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 130 203 euro.
Të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme 150 000 euro.
Pakësuar  llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank – 3 600 lekë.
Shtuar llogaria rrjedhëse në bakën SEB, Suedi + 23 802 SEK.
Llogari në Bankën Credins 462 371.
Të ardhura si konsulent juridik 3 632 528 lekë.
 
Pasuria për vitin 2009
Të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme 308.599 euro.
Makinë 18 mijë euro.

dokument berisha

dokument berisha
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!