Pasuritë e Vunoit e Himarës
në dokumentet të Ali Pashës

Pasuritë e Vunoit e Himarës<br />në dokumentet të Ali Pashës
Dokumenti i mëposhtëm është një prej materialeve të shumtat të nxjerra dhe përkthyera nga “Arkivi i Ali Pashës”. Ai i takon vëllimit të parë dhe mban numurin rendor 46. Dokumenti, në thelb është një tabelë analitike e llogarive dhe këmbimeve monetare, mes kapedan Jani Spiro me “major don Kostandin Kasneci” (Këto fjalë në tekstin original janë shkruar saktësisht sikundër i kemi shkruar edhe ne këtu – IK)

Dokumenti është përpiluar në Himarë, vend në të cilin gjykojmë se ndodhej, të paktën në kohën e hartimit të letrës, kapedan Jani Spiro, por nuk del se cili ishte vendi i qëndrimit të “major Kostandin Kasnecit”. Nga burimet e drejtpërdrejta, sikundër është edhe ky informacion, si dhe përgjithësisht nga bibliografia që flet për këtë zonë, të dyja familjet; Spiro dhe Kasneci janë me origjinë nga Vunoi.

Po ashtu, nga studjues vendas përmenden që e kanë parë këtë dokument në Biblotekën “Genadio”, në Athinë, sqarojnë se të dyja familjet i takojnë në origjinën e tyre familjes Spiro dhe Kasneci, banorë shumë të hershëm dhe autoktonë në këtë fshat, gjë që ndihmon për të mbështetur sqarimet tona.

Shumat e lekëve i takojnë përfitimeve të siguruara nga veprimtaritë në punë të përbashkëta dhe kryesisht të ardhura të siguruara nga pjesëmarrja e emigrantëve  himarjotë, si trupa që ofrojnë shërbimet e tyre në “fushatat ushtarake”, në Itali dhe Francë, pra si luftëtarë me pagesë. Janë të njohura batalionet e shqiptarëve në shërbim të trupave të Bonopartit, pikërisht këto dekada.

Sikundër shihet nga tabela, shpenzimet dhe sasia e shpenzimeve janë përdorur për qëllime të ndryshme, nga njerës të ndryshëm, për transport, blerje mallrash të ndryshme, ushqime, bagëti, shërbime, dërguar të afërmve, etj dhe kanë pasur destinacione të ndryshme. Autorët e hartimit dhe të marjes së letrës e kanë njohur gjuhën e njëri-tjetrit dhe të shpenzimeve, prandaj kanë shkruar shkurt, ç’ka vështirëson kuptimin tërësor të dokumentit.

Është kjo arsyeja që fjalitë janë lakonike dhe të pa shpëna gjer në fund. Rrethanave të mësipërme i duhet shtuar edhe  fakti se për këta njerës greqishtja ishte një gjuhë e huaj, e mësuar për nevoja komunikimi dhe shërbimesh tregëtare, sikundër është edhe ky rast, pasi shqipja në vitet 1790 nuk shkruhej.

Por, sikundër do të shohim edhe në dokumentet e tjera, të mëpastajme, (shih doc. Nr. 657, 727, 656, etj) Kostandin Kasneci nga Vunoi ka edhe letra të tjera, ku rendit paratë që merrte nga banorët e fshatrave të Himarës, me punë dhe shërbime në perëndim, kryesisht Francë dhe Itali dhe u sillte familjarëve të tyre në këto anë.

Bëjmë me dije se nga dokumentet e këtij Arkivi, bëhet e qartë se vetë don Kostandin Kasneci ka pasur marrëdhënie mjaft të mira me Ali Pashën, ç’ka është shumë evidente nga intimiteti i komunikimit mes tyre.
Shënimet që shoqërojnë reshtat e kësaj tabele llogarish sqarojnë faktet se dokumenti ka për synim rregullimin e mospërputhjeve mes të përmendurve Jani Spiro dhe major Kostandin Kasneci dhe shënimet synojnë rregullimin apo sistemimin rendit procedurial dhe më pas të përzgjedhjes së tyre. Lexuesi apo studjuesi i këtij dokumenti duhet të jetë i kujdesshëm në emërtesat e monedhave pasi ato janë përzier dhe mes tyre gjenden veç emërtesave zyrtare dhe ato popullore. Po ashtu në mënyrën e të shkruarit të dokumentit ka mjaft mungesa fjalësh të cilat duhet të sqaronin më mirë shumat koresponduese që janë vënë në anë të tyre.

Shkaku se përse ky dokument gjendet në fondin e dokumenteve të Arkivit të Ali Pashës është i paqartë edhe për ne. Nuk përjashtohet që letra të jetë një provë e censurës, kontrollit të korrespondencës që strukturat policore të Ali Pashës ushtronin ndaj banorëve të pashallëkut, të cilët komunikonin me lidhjet e tyre në Europë apo në Stamboll.

Në këtë dokument përmenden disa emra banorësh dhe personash nga fshatrat e Himarës. Pasardhësit e tyre sot mund të identifikojnë paraardhësit e tyre e për rjedhim këto informacione mund të ndihmojnë ata në ndërtimin e gjenealogjisë së tyre familjare.

Mbi tekst janë bërë disa rregullime të vogla për nevoja të sqarimeve të nevojshme të tekstit.
 
Një tjetër dokument me të njëjtin subjekt me këtë është:
Dok. Nr. 57
 
Himarë, 25 Mars 1799
 
Major Kostandin Kasneci!
 
Disa llogari që bëj më poshtë, pasojnë llogaritë e përgjithëshme që kam bërë për asprat mbretërore, ku krahas shifrave kam vënë shënimet  përkatëse për sejcilën shumë. Nga kqyrje e tyre duket fare qartë se ai ka më shumë në duart e tij, xekina 156 dhe grane 114, prandaj detyrohet të më kthejë gjysmat, dhe konkretisht  - shtatëdhjetë e tetë xekina (lloj monedhe e artë –IK) apo dyqind e njëzet e gjashtë dukatë (monedhë e artë-IK) dhe grane (lloj monedhe-IK) njëzet, apo dukatë.

 226:20
 Zbritje
 
Mora në fillim të Gushtit 1798, duame (lloj monedhe-IK) dhe pexadhure (monedha të arta-IK) shtatëdhjet që bëjnë nëntëdhjet e një dukatë, apo….. ….                   91:00
 
Mora nga Pano Varfi, Sargente, duame (lloj monedhe-IK) njëzet e katër, që bëjnë dukat…. ….                           31:20
 
Pagova për shtesat groshë 53 dhe para 17, ose dukatë             21:37
Pagova për … gjalpin para njëzet, apo                       20:
Për një varelë (fuçi) me verë 10 groshë, apo dukatë….                4:00
Për sfilaxhia – një groshë dhe para nëntë, apo …                           49


Për kaselat që dërgova në Brindizi 3 groshë apo ….            1:20
Për një robë cibun që më dha, njëmbëdhjeëtë groshë, apo                4:40
I ngjashëm me të Athanas Panos më dërgoi 20 dopko, apo        120
Ndarja e tij për llogari të Jeniçerëve dukatë…                38:15
Gjysëm nga e njëjta pesëdhjetë e dy dukatë, në grosh               127


Kur kishim festë për ish Jeniçerët, apo                       25:0
Gjysma prej pesëdhjet duamejtë, të cilët ishin bashkë
Tek Nikolla Arapi për vullnetërë dhe kemi për
të shërbyer së bashku  dhe duke marrë përsipër për
ti shpërndarë dhe kështu abonoj gjysmën e tyre

duamej njëzet e pesë, në dukatë                                   32:50
Pjesa e tij për navllon (pagesën e udhëtimit me anije-IK)
e felukës në Shtator që ishte gjer në largim dhe na e morën
Francezët, dukatë…                                   2
Mbeti resto për shpenzimet e navlos  gjashtë dukatë, gjysma….           3
 
Shuma në dukatë    374:51
 
Mbetet kreditor Kasneci për dukatë   148:51
 
 
Transporti i kredive të don Kostandin Kasneci në dukat    148:31
 
Të mbetura akoma gjysma e gjashtë dukatëve dhe dy
Grane, të cilat i pata shpenzime për 4 varka, pasi nuk
mora navlo (udhëtim me anije-IK), në dukatë….  3:01
 
Transpori i grave gjer në Dukat…..   12
 
Gjysma e 21 groshëve që na mbetet borxh Kristofor
Dhimitër Savo për reklutën që iku dhe meqë të
tjerat u bënë …. i mora unë, dhe kështu u bënë
shtatë e gjysëm nga Dhimitër Koçi nga nëntë që
kishte marrë dhe një e gjysëm për tre ditë punë
që kishte bërë për mua, dhe kështu mungojnë
gjysmat …. …. 4:20
 
Më patën mbetur dhe avancoj në aspra, të cilat i
pata dhënë në Vlorë, 16 e gjysëm groshë…  6:60
 
Mish, 42 para, apo….  42:
 
Gjysmat e gjashtë talarave , që kishte marrë Dhimitër Santo që prej vitit 1797 të cilat i nisi për volontario (vullnetarët) bëjnë dukatë…   3:90
 
Kargua e anijes  për kapitan Zaharia Nina të cilat i ndau me Spiro Dhimitër Stamon dhe me Mikelino Spiron që prej vitit 1796 për të cilat ishte garant Kasneci i cili mi bëri kargo për Regimentin së bashku me atë Spiro Dhimitër Stamon,  katërmbëdhjetë dukatë, kjo e ndarë për gjysëm, në dukatë bëjnë …   25.25 Kasneci mbetet kreditoros(kreditor) në dukatë…123:06
 
Kargo janë gjysma e katër dukatëve dhe pesëdhjet
grane për pesëdhjket manestrat, që kam dhënë…  2:27:1/2
 
Mbetet kreditor Kasneci  ne dukatë….120:78:1/2 Dhashë gjysmat e pesë dukatëve  dhe shtatëdhjet granes, të cilat mbetën për vejushën time për pasagjerët që dërguam me varkën, më 4 Janar 1799, dhe meqë mbetja prej gjashtë dukatësh i patëm shpënë si benificio për mbretin dhe tridhjetë të tjera për qingjat ja dhamë barkëtarëve në Jal dhe mbetën kështu për vejushën time numuri i mësipërm
dhe mbeten kështu dukatë….. 2:85
 
Transport  dërgohen dukatë…  123:63:1/2
 
Transport i kreditit të mësipërm në dukatë   123: 63: ½
 
Për pesëdhjet e tre groshë që dërgova për Gjik Çaushin,
dhe që m’i ktheu dhe pesëdhjket bëjnë dukatë  21:20  
 
Shuma në dukatë 144: 83:1/2
 
Heq mënjanë pjesën e tij që të shkojë në ruajtje dhe të dërgojë  në dorë katër groshë, apo një dukatë dhe gjashtëdhjetë grane …. 1: 60
 
Mbeten fitime në dukatë    143:20: 1/2
 
 
Akoma të ndara nga Major Kostandin Kasneci për
vullnetarët që na mbetën  atje, në dukatë …840: 16
 
Mbetet borxh Major Kasneci i mësipërm, kapiten
Jani Spiros , ne dukatë….   696: 62: ½
 
Nota  (shënimi) 1
 
Nëse Sinjor Major Kasneci do (këto fjalë autori i ka shkruar sikundër i sheh të shkruara –IK) të tjera mbi ato që i takojnë drejtësisht, Kapiten Jani Spiro  nuk mundet, së pari duhet të bëjë letrën se ka detyrime që të jetë edhe ai i mbrojtur përpara njerëzve dhe mandej sa të përcaktojë (konkludojë) komisioni pasi fjalët i merr era.
 
Nota (Shënimi) 2
 
Atë që pretendon për Dhimo Çipurin e di mirë Sinjor Majori, i cili ka të dhënë tridhjet groshë ndërsa kapetan Spiro avancon gjashtë cekina të arta dhe një taliro Imperial dhe nuk i bie të marrë por në të kundër të japë, të dorëzojë.
 
Nota (Shënimi) 3
 
Për Spartin që thotë Sinjor Major Kasneci se si të avancojë Dyzet talira se si ti japë për reklutë, nuk e ka kujtesën mirë, pasi vetë e ktheu Sparti mexarja dhe pagoi Sinjor Majori së bashku me gjërat dhe sikundër deshi i bëmë së bashku me kushtin që nëse bën edhe të tjera gjëra nga ana e ime nuk do t’i njihen.
 
Nota (shënimi) 4
 Për Thanas Çurën vunë në llogari të gjitha - dhe çfardo lloj borxhe të pakta kishin tek Kepetan Spirua, ajo nuk tregon veçse kërkesën e Paliurtiqit.
 
Nota (shënimi) 5
 
Të gjitha ato që ju dhanë Zaharia Kasnecit dhe mungojnë për reklutes, u vunë në llogarinë e përbashkët, dhe kështu për të gjitha të drejtat dhe për gjithçka është biseduar, Kapitan Jani Spiro së bashku me Sinjor Major don Kostandino Kasneci, si dhe për sa Kapetan Jani Spiro ka mbledhur nga disa prej kryepleqve, nuk i ka vendosur në llogari dhe sejcili ka të tijat ose i ka dhënë borxh tek të tjerët ose i ka dhënë për miqësi.
 
Nota (shënimi) 6
 
Për gjithë sa vunë (dhanë) për  …. ushtarë  të atdheut, edhe ata paguan aspra edhe këto ishin aspra të përbashkëta dhe bashkë jemi tërhequr për soldhaçet mbretërore dhe përsëri kemi për të kërkuar bashkarisht ato që na dërgoni.
 
Nota ultimi (Shënimi i fundit)
 
Nga kjo llogari ju kaluan Sinjor Major Kasnecit njëzet e pesë duam edhe, që vlejnë sa gjysma e pesëdhjetës që i kishte dhënë borxh tek Nikolla Arapi , prandaj edhe ne ato pesëdhjetat duam edhe kurdo që ti marrim i kemi bashkë, sikundër kemi bashkë edhe tëdhjet e shtatë e gjysëm groshë që ai i ka borxh Kosta Zengas, në llogaritë e Sinjor Arapit dhe të Zengës i ka Sinjor Major Kasneci dhe i biri i tij.
 
Himarë, 25 Mars 1799
 
(Fjalët e nenvizuara janë shkruar në gjuhën shqipe, por me gërma greke)
ali pasha

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg