Patate furre me krem qumështi

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 400–500 ml pana kuzhine
  • 1 thelpi hudhër (opsionale)
  • 30 gr gjalpë
  • Kripë e imët
  • Piper i zi i sapobluar
  • Arrë moskat
  • 200 gr djathë i grirë i butë

Përgatitja:

Nxehni furrën në 170–180°C. Qëroni patatet dhe pritini shumë hollë. Lyeni tavën me gjalpë dhe, nëse dëshironi, fërkojeni lehtë me hudhër. Vendosni patatet të mbivendosura në rreth ose shtresa të rregullta. Kriposini dhe piperosini lehtë çdo shtresë. Hidhni panën ngadalë derisa të mbulojë patatet. Vendosni disa copa të vogla gjalpi sipër, mbulojeni me letër alumini dhe piqeni 45–50 minuta. Hiqni aluminin dhe vazhdoni pjekjen, duke shtuar djathë të grirë përsipër. Lëreni 10 minuta, derisa sipërfaqja të jetë e artë.