Patate me bizele në tigan nga zonja Albana

Patate me bizele në tigan

Përbërësit:

  • 4 patate mesatare
  • 300 gr bizele
  • 2 karrota
  • 1 qepë e thatë
  • 150 gr misër (opsionale)
  • Vaj ulliri ose vaj luledielli
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Erëza të tjera sipas dëshirës

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim patatet në kubikë mesatarë, karrotat në rondele, ndërsa qepën e thatë e grijmë imët. Në një tigan të madh, shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepën e thatë derisa të zbutet e të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë karrotat dhe vijojmë me kaurdisjen për 5 minuta. Më pas shtojmë patatet në tigan duke shtuar kripë, piper dhe erëza sipas shijes. I përziejmë herë pas here që të mos ngjiten dhe i lëmë të skuqen për rreth 15 minuta. Kur patatet të jenë zbutur, shtojmë bizelet dhe misrin e kulluar. I lëmë në zjarr për 2-3 minuta që të marrin shije bashkë të gjithë përbërësit. Në fund, shtojmë erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Të krijojmë një Këshill të kthyerish’, Rama: Emigrantët sjellin ide të reja, janë burim njerëzor i çmuar për vendin

‘Të krijojmë një Këshill të kthyerish’, Rama: Emigrantët sjellin ide të reja, janë burim njerëzor i çmuar për vendin