Përbërësit:
- 4 patëllxhanë mesatarë
- 1 kokë hudhër
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Opsionale: pak djathë i bardhë
Përgatitja:
Patëllxhanëve u hiqet bishti dhe maja, lahen dhe fshihen mirë. Secilit patëllxhan i bëhen 2–3 prerje për së gjati, pa e ndarë plotësisht. Në prerje vendosen thelpinj hudhre; nëse dëshironi, mund të shtoni edhe copa të vogla djathi. Spërkaten me kripë dhe piper. Patëllxhanët vendosen në një tigan ose tenxhere të cekët. U hidhet sipër vaji i ullirit, mbulohen me kapak dhe lihen të ziejnë në zjarr të ulët. Gjatë gatimit kthehen herë pas here, duke u spërkatur me yndyrën e vet, derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të lehtë. Shërbehen të ngrohtë, të prerë përgjysmë për së gjati, të spërkatur me pak nga lëngu i gatimit.
Komente












