TIRANE - Ekspertët e sigurisë rrugore vlerësojnë si pozitive ndryshimet e propozuara në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me Kodin Rrugor, ku parashikohet heqja e përhershme e lejes së drejtimit për ata persona të identifikuar si alkoolistë, apo përdorues të lëndëve narkotike. Eksperti i Sigurisë rrugore Gëzim Hoxha thotë për Shqiptarja.com se kjo kategori, rrit premisat për aksidentet.
"Këto janë ndryshime shumë të mira, do të thosha ndryshime që sjellin parandalim të aksidenteve rrugore. Personat nën ndikim e lëndëve narkotike janë persona me rrezikshmëri të lartë, për sa i përket përdoruesve të alkoolit ata shfaqen shumë herë. Kjo kërkon masa drastike, faktikisht njerëz që janë përdorues alkooli duhet të patjetër tu hiqet leja e drejtimit pa afat sepse ata janë persona që mbartin organizmin e tyre edhe nëse disa ditë nuk pinë alkool përsëri kanë përqidje alkooli në organizëm dhe ata janë të rrezikshëm për jetën e qytetarëve" , - shprehet Hoxha.
Po ashtu një ndryshim tjetër është parashikuar edhe kalimi në testim dhe verifikimi i gjendjes shëndetësore për të sëmurët me diabet. Kjo kategori sipas Hoxhës, humbet aftësitë e shikimit dhe reagimit pas një farë kohe dhe është e nevojshme rishikimi periodik i gjendjes së tyre shëndetësore.
"Po kështu shumë e rëndësishme është edhe çështje diabetit edhe të sëmurët me diabet mesa di unë është vënë në projekt që të kontrollohen njëherë në dy vjet sepse ndryshon gjendja e tyre shëndetësore, iu ulet shikueshmëria. Atyre i bie sheqeri, në momentin që iu bie sheqeri mund të humbasin gjithë ndjenjat dhe mund të bien në humnerë. Ne kemi pas raste të tilla dhe kemi bërë ekspertiza dhe na ka dalë që personi ka qenë i sëmur me diabet", - thotë eksperti rrugor.
Këto ndryshime janë propozuar nga ekspertët e Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Brendshme dhe pritet që drafti të diskutohet edhe në Kuvend.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com