Patentat/ Si funksionon sistemi i pikëve në patenta, ja shkeljet për të cilat hiqen

Sistemi aktual i lejeve drejtimit të makinave me pike është një mjet i vendosur vitet e fundit për të rritur kontrollin ndaj shkeljeve të Kodit Rrugor. Por nuk është vetëm ndëshkues: parashikon edhe shpërblime për sjellje të mirë në rrugë. 

Sipas sistemit, çdo drejtues mjeti, në momentin që fiton të drejtën për t’u pajisur me leje drejtimi, përfiton njëkohësisht një total prej 20 pikësh, të cilat mund të ulen deri në 0 pikë, ose të rriten deri në 30 pikë.

Në rast të shkeljeve të normave të sjelljes, çdo drejtues mjetesh pëson zbritje të pikëve në bazë të tabelës së pikëve të përcaktuar nga VKM përkatëse. Zbritja e pikëve në regjistrin kombëtar të drejtuesve të mjeteve (pranë DPSHTRR) bëhet vetëm në rastet kur është e formës së prerë si vendim. Pra, kjo masë nuk do të jepet menjëherë, sapo të vendosë policia rrugore. Në rastin e marrjes së një mase të tillë, pra kur policia rrugore i heq pikët në lejen e drejtimit një qytetari apo drejtuesi mjeti të caktuar, ky organ (policia rrugore) duhet të ketë njoftuar qytetarin dhe të jenë mbyllur të gjitha fazat e ankimimit të tij. Kur flitet për të gjitha fazat bëhet fjalë edhe për vendim të gjykatës dhe të jetë marrë një vendim i formës së prerë.

Heqja e pikëve nuk mund të bëhet në të gjitha rastet e shkeljeve të Kodit Rrugor, pasi janë parashikuar edhe masa të tjera, ndërkohë që ka ndalesa për të mos hequr të gjitha pikët e patentës njëherësh. Sipas rregullores nuk mund të hiqen më shumë se 15 pikë njëkohësisht dhe heqja e pikëve lejohet vetëm në momentin kur nuk është marrë vendim për pezullimin e lejes së drejtimit. Kjo do të thotë që, nëse është kryer një shkelje, e cila penalizohet me heqjen e lejes së drejtimit, atëherë bëhet pezullimi i patentës për një kohë të caktuar dhe kur afati të mbarojë, drejtuesit të mjetit i kthehet me pikët e plota. Po ashtu duhet theksuar që në rast se drejtuesi i mjetit humbet të gjitha pikët për një periudhë kohore prej dy vitesh, ai duhet t’i nënshtrohet rinovimit brenda 30 ditësh si drejtuesit e mjeteve që kanë 0 pikë në lejen e tyre. Provimi nuk do të bëhet më nëpërmjet autoshkollave, por thjesht pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor, me një tarifë shumë më të ulët.

Ndërkohë, sa u përket penalizimeve mësohet se në rastet kur drejtuesi i mjetit humbet të paktën tri herë brenda një viti, më shumë se pesë pikë në çdo shkelje (pra humbet 15-19 pikë brenda një viti), atëherë ky drejtues mjeti duhet t’i nënshtrohet provimit, njësoj si ata që mbeten me 0 pikë.

Për masa të tilla dhe për kontrollin e tyre nga policia rrugore, por dhe vetë drejtuesit e mjeteve, ulja e pikëve pasqyrohet në regjistrin kombëtar në mënyrë elektronike.
Sistemi i pikëzimit të lejeve të drejtimit ka edhe fitim pikësh për ata drejtues mjetesh, të cilët nuk kryejnë shkelje administrative të qarkullimit rrugor. Për këtë lloj “shpërblimi”, ka dy mënyra. E para lidhet me rastin kur drejtuesi i mjetit nuk ka bërë një shkelje të normave të sjelljes, të cilat do të çonin në heqjen e pikëve për një periudhe dyvjeçare. Në raste të tilla dhe kur drejtuesi i mjetit rezulton se në regjistrin kombëtar ka 20 ose më shumë pikë, përfiton 2 pikë shtesë, deri në një maksimum prej 30 pikësh në total. Pra, nëse ke 20 pikë të plota dhe për dy vite nuk bën asnjë shkelje, shpërblehesh me 2 pikë shtesë, e kështu me radhë deri në nivelin maksimal të 30 pikëve.

Mënyra e dytë lidhet me rastet kur drejtuesi i mjetit në regjistrin kombëtar ka më pak se 20 pikë, por me shumë se zero për një periudhë kohore dyvjeçare. Në këtë rast, numri i pikëve, sado të kesh, bëhet 20 të tilla në mënyrë automatike. Pra, nëse ke humbur deri në 19 pikë, por për dy vjet nuk kryen asnjë shkelje, atëherë përfiton automatikisht të gjitha pikët e humbura dhe shkon në nivelin fillestar të 20 pikëve. Po ashtu, në rastet kur drejtuesi i mjetit i nënshtrohet një testimi për arsye se ka zero të tilla, atëherë numri i pikëve të tij në regjistrin kombëtar bëhet 20 pikë automatikisht. Po ashtu edhe kur testohet se do të shtojë kategoritë e lejes së drejtimit dhe ka më pak se 20 pikë, përdoret e njëjta procedurë.

( Kliko këtu ) tabela e plotë me pikëzimin për patentat


 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë