Kjo është pamja e trishtë që të ofron kisha 200-vjeçare në lagjen Bregas të Patosit, që shërben si banesë për një nënë dhe dy fëmijët e saj.
Muret janë të çarë, ambientet me lagështirë dhe familja Duraj është tërësisht e varur nga kushtet atmosferike. Në këtë kishë-shtëpi, nuk ka energji elektrike, as ujë dhe madje as tualet për të kryer nevojat e tyre personale.
Dhe as destinacioni fillestar i kësaj ndërtese nuk ka mundur dot ta shmangë dramën e familjes Duraj, e cila përveç varfërisë u përball edhe me divorc. Kryefamiljari Fuat Duraj rezulton të jetë ndarë me bashkëshorten e tij Mersije, pikërisht prej konfliktit që hyri në familje për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
Kunata e Mersije Ahmetajt tregon se me çfarë kushtesh përballen përditë të afërmit e saj që strehë të vetme kanë shtëpinë e zotit.
“
Ka 15 vjet këtu. Kjo rrezikohet nga dita në ditë të shembet. Jetojnë nga e keqja, se ku të venë? Zëre se janë përjashta. Këtu do ti zërë, po më mirë të dalin përjashta”, thotë Mersija.
Ajo tregon se kunata e saj dhe dy fëmijët përballen përditë me frikën e rrëzimit të mureve dhe shprehet se nuk do të jetë e largët dita kur në këtë familje të ndodhë ndonjë tragjedi:
“Kur ta dëgjoni ndonjë ditë që ka rënë (çatia). Kjo është puna. Shikojeni mirë dhe flisni. Ata nuk hanë dot bukë jo më të bëjnë çati. Kjo familje është ndarë. Domethënë burri dhe gruaja janë ndarë se s’kishin. Ziheshin me njeri tjetrin dhe u ndanë".Një tjetër i afërm i familjes tregon se pranë kësaj kishe kohë më parë gjendeshin varrezat:
“Këto rreth e qark kanë qenë varreza. Unë i kam parë vetë kockat dhe po të punojmë aty mund të shikosh kafka...”Edhe pse në lagje myslimanësh, kisha me moshë dy-shekullore ka shërbyer për të kryer rite fetare. Ajo është dëmtuar në periudhën e komunizmit dhe gjatë dy dekadave të fundit ka shërbyer si banesë për familjen e pastrehë, dikur me 4 anëtarët.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02