Patozi në Report Tv: Metën dhe Berishën i bashkoi urrejtja për Bashën, koalicioni i tyre jo për tu krenuar! Basha i fundit që mund të shprehë përçmim ndaj LSI

Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha në Report Tv se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha. Ai shtoi se sipas tij, Nard Ndokën në këtë “dyshe” për zgjedhjet e pjesshme vendore e përdorën si “llaç” për të ngjitur koalicionin.

“Po e kisha parashikuar një koalicion të tillë. PD nuk e dëshironte koalicionin me LSI, po në këto kushte ndodhi. Sali Brisha dhe Meta janë shumë afër. Mënyra sesi e konceptojnë politikën, “goditja” nga SHBA, urrejtja e përbashkët ndaj Bashës, kështu që ishte e parashikueshme. Çfarë ishte ky koalicion? Në politik duhet të ketë pak kimizën, politika e ka këtë gjë pasi nuk është shkencë ekzakte. Nuk besoj tek ky koalicion, nuk ka perspektivë të mirë. Por ata janë të detyruar ta bëjnë këtë. Ata do ta vazhdojnë edhe pas 6 marsit, pasi nuk kanë zgjedhje tjetër për të qenë në politik. Është një koalicion mes Berishë-Metës. Prania e Nard Ndokës është si llac për të ngjitur koalicion.”, u shpreh ai.

Patozi në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu tha se Basha po e “ekzagjeron” me sjelljen e tij ndaj LSI duke e “demonizuar” , pasi ka qenë ai vetë që e ka përdorur më herët për të forcuar PD. Patozi nuk i kurseu as fjalët e ashpra duke thënë se Basha është pjella më e keqe e politikës në 30 vitet e fundit.

“Basha e ekzagjeron shumë me LSI, e demonizon. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në 2017 dhe nuk i doli për mirë. Bash a duhet ta trajtojë LSI si një forcë politike si të tjerat, por nuk mund të na hiqet si i shenjtë. Nuk është Basha ai që duhet të na tregoi me gisht “trekëndëshin” e Bermudës. Ai është pjella më ekzemplare e asaj që quhet e keqja politike e 30 viteve të fundit. Basha është përfitues qylaxhi.”, tha ai.

Duke folur lidhur me kandidatët e PD “zyrtare”, ai tha se ka marrë ata që kanë mbetur nga foltorja dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja e vonesës së shpallje së tyre. Patozi me tone të ashpra u shpreh se është absurde që demokratët të jenë krenarë për një koalicion me LSI, që sipas tij nuk simbolizon asgjë!

"Ajo që duket është se të dyja gjysmat e PD, kanë ndryshuar prioritetet. Nuk kanë më prioritet të bëjnë opozitën, por kush do të fitojë PD. Ata kanë hyrë në këtë cikël dhe duhet ta mbyllin. PD zyrtare ka qenë e detyruar të marrë atë që ka tepruar nga kandidatet e foltores dhe ndaj është vonuar. Nuk besoj se do ta ndajnë kandidatët rezultatin. Kanë qenë ditë të vështira për PD. Mënyra sesi po e trajtojnë LSI të dyja palët, tregon që PD është një krizë personaliteti, dhe sigurisht kjo do të jap kosto në zgjedhje e 6 marsit. Raporti me LSI e dëmton PD, sepse foltorja po e shet me patetizëm koalicionin me LSI a thua se ka gjetur levën e Arkimedit, nuk mund të jesh krenar për një koalicion me LSI , pasi nuk simbolizon asgjë! E di që edhe vetë demokratët e foltores nuk janë entuziastë për koalicionin e LSI, unë kam miq aty.”, u shpreh Patozi.

Lidhur me mundësinë e shkarkimit të Metës ai tha se cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, imazhi i shtetit është rrënuar me një president të tillë në krye, i cili ka shkelur çdo parim.

“Çfarë vendimi që të marrë gjykata kushtetuese është keq. Kjo sepse nëse ë shkarkon brenda është, është certifikimi i parlamentit. Nëse  do të ndodhi kjo shqiptarët do të marrin mesazhin që nëse je kundër mazhorancës, shkarkohesh! Vetë Edi Rama nuk ka interes, si shkarkohet si nuk shkarkohet Meta. Ia nuk e shkarkon, prapë nuk do të ishte një mesazh i mirë, pasi Meta e ka tepruar aq shumë saqë i bie që të gjitha këto të amnistohen. Në të dyja rastet kemi humbur, imazhi i shtetit është rrënuar. “, tha ai.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Intervista e plotë me Astrit Patozin
J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë