Patozi: Për të pasur një Shqipëri më të mirë duhet një 'tërmet' tjetër
Protesta e studenteve vitin e kaluar
Për disa ditë me radhë, që pas mëngjesit të 26 nëntorit, Shqipëria realisht ngriu si me telekomandë. U ndaluan si me magji vrasjet, vjedhjet, sherret banale, jo vetëm ato të politikës, madje edhe aksidente automobilistike pothuajse nuk pati.
Gati po krijohej iluzioni sikur shoqëria kishte nisur të reflektonte pozitivisht ndaj dobësive të veta për shkak të tragjedisë së madhe, që shkaktoi tërmeti. Saqë e kishte frymëzuar me të drejtë ndoshta edhe Mustafa Nanon, i cili në një monolog të tijin ia blatonte këtë efekt solidaritetit, që u shfaq ndër shqiptarët në respekt të atyre që u goditën më fort prej fatkeqësisë.
Por koha rrodhi shpejt dhe ja ku jemi sot. Të gjithë duket se janë rikthyer në jetën “normale”, me të njëtin përkushtim dhe me të njëjtin ritëm si më parë. Në lajmet e kronikës së zezë kanë shpërthyer sërish krimet e zakonshme, me gjak dhe pa gjak, në rrugë janë shtuar aksidentet, ndërkohë që politika është pozicionuar me të njëtin pasion në llogoret e vjetra.
Me sa duket ajo stepje e përkohshme e instikteve dhe veseve të kësaj nahisë sonë për pak ditë nuk ka pasur shumë lidhje me ndonjë shpërthim të papritur humanizmi, por ka qenë thjesht efekt i ndjenjës kolektive të frikës. Janë nga ato çaste të rralla, kur njeriu tkurret nga pafuqia e vet për të ndaluar apo parashikuar forcën e natyrës ose të Plotfuqishmit. Por deri këtu, sepse harresa pastaj bën punën e vet.
Ndaj edhe është e kotë të presim mrekullli të gjata, që mund të lindin prej gërmadhave të fatkeqësive. Sepse ligjet e natyrës dhe ligjet e shoqërisë janë të ndara.
Tërmeti i 26 nëntorit është e sigurt që do t’i bëjë më të forta dhe më të sigurta shtëpitë dhe pallatet e shqiptarëve në të ardhmen.
Por që ky vend të bëhet më i mirë, më i pakorruptuar, më i drejtë, më i lirë dhe më demokratik ka nevojë për tërmet të një lloji tjetër.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Vendoret', 2 kërkesa ankimore në KAS! Bindja Demokratike kërkon t'i njihet si kryetar Fabian Topollari, LZHK kërkon ndryshimin e emrit
18 Mars 2023, 10:03
-
Opozita e përçarë/ Patozi: Meta dhe Berisha nuk preferohen si alternativë! Kulluri: Njerëzit e gabuar për revolucion! Duka: Të fitojmë ç'të mundemi
23 Shkurt 2023, 21:44
-
Në aleancë me Shehin për zgjedhjet e 14 majit, Patozi: Nëse PD zgjedh një kandidat të përbashkët, do e pranojmë! Vangjeli: Do kryqëzoheni nga të dyja palët
20 Shkurt 2023, 18:36
-
Copëzohet më shumë opozita, Shehi e Patozi bashkë në zgjedhjet lokale të 14 majit: Nëse PD nuk bashkohet, dalim me kandidatin tonë
17 Shkurt 2023, 11:16
-
Zyrtarizohet koalicioni! Bindja Demokratike e Patozit dhe LZHK e Dash Shehit bashkë në 14 maj
16 Shkurt 2023, 17:33
-
7 krerë partish joparlamentare, jo më pasaportë diplomatike! Vendimi i fundit: Përveç SPAK, pasaportë edhe gjyqtarët e GJKKO
9 Shkurt 2023, 18:02
-
Amerika ka të drejtë dhe kur gabon
2 Shkurt 2023, 08:23
-
Shabani në Report Tv: S’kemi diskutime për koalicion parazgjedhor me BD-në dhe LZHK-në për zgjedhjet e 14 majit
21 Janar 2023, 18:37
-
Patozi në Report Tv: LZHK, Nisma Thurje dhe BD koalicion për 14 majin, bëhemi gati edhe për zgjedhjet parlamentare! PD të ndahet
20 Janar 2023, 17:41
-
Pezullohet rindërtimi i shtëpive individuale në Lezhë! Tërhiqet kompania, shkak rritja e kostos së ndërtimit
14 Janar 2023, 18:12
-
Dumani në krye të SPAK, Patozi: Më mirë të monitorojë Kim se politika jonë! Situata e PD? Keqardhje sesi është katandisur
17 Dhjetor 2022, 12:18
-
Nuk është pak të mërzisësh njëkohësisht 'Rilindjen' dhe 'Foltoren'
16 Dhjetor 2022, 17:39
Patozi dita dites nuk je me ne gjendje se cfare te kapesh dhe sic shoh flet me vehte dhe mallkon ate qe te afron ,dhe dashuron ate qe te leshoi rrugeve si nje Qen Kone. Kisha sinqerisht rrespekt ,por sot me dukesh si nje kalama i kopshtit qe thur budalladheqe
PërgjigjuDuhet nje termet tjeter per te sjelle ne pushtet ish-padronet e tu qe shkaterruan Shqiperine, i vune flaken asaj. Ik ore Patoz se ke pjerdh fare nga trute.
Përgjigju